Jusuf Vrioni: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Rreshti 3:
==Biografia==
Jusuf Vrioni ([[1916]] - [[2001]]) u lind në [[Korfuz]], [[Greqi]], më 16 Mars [[1916]]. Vitet e tij të para i kaloi në Korfuz e më pas në [[Berat]]. Pas emërimit të babait të tij, [[Ilias Bej Vrioni]], si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më [[1925]]. Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor Jusuf Vrioni e kreu pranë
Më [[1939]] rikthehet në [[Shqipëri]] por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyron të shpërngulet po atë vit në [[Romë]] për të vazhuar studimet e tij të mëtejshme. Rikthehet në [[Tiranë]] më [[1943]], datë kjo që shënon dhe përmbysjen e fatit të tij. Më 13 Shtator [[1947]] arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Prej Shkurtit [[1949]] e deri më Prill [[1950]] torturohet barbarisht një njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të [[Koçi Xoxe]]s. Në Korrik [[1950]] denohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie dhe punë të detyruar. Lirohet në fund të vitit [[1958]] dhe internohet ne [[Fier]] për një periudhë disamujore. Më [[1960]], për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në [[Tiranë]] si përkthyes.
Ndër përkthimet e tij të para numërohet ''Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur'' i [[Ismail
Në vitet e para të [[Shqipëri]]së post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë posturës së tij multidimensionale si intelektual, angazhohet në qarqet e shoqerisë civile dhe për një kohë shërben si Kryetari i Kominetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza famëkeqe e vitit [[1997]] do ta detyronte tashmë burrin e moshuar që ai ish, të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Parisin e tij të dashur. Më 1998 emërohet Amabasor i Republikës së Shqipërisë në UNESCO dhe më 22 Maj të këtij viti, për kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze me urdhërin Chevalier de la Légion d'Honneur, ashtu si dikur i ati, [[Ilias Bej Vrioni]], ish dekoruar në fund të viteve 1920 me urdhërin ''Grand Officier de la Légion d'Honneur'' nga [[Republika Franceze]].
Jusuf Vrioni ndërroi jetë në [[Paris]] në Maj [[2001]] ndërsa shërbente si Amabasor i [[Republikës së Shqipërisë]] në UNESCO.
[[Berat]]i, vendlindja e [[Vrionasit|Vrionasve]], nëpërmjet bashkisë së qytetit do ta nderonte Jusuf Vrionin pas vdekjes së tij, më 18 Qershor 2001, me titullin [[Qytetar Nderi]].
Për mirënjohjen dhe vlerësimin e përkthyesve me kontribut të çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqiperisë më [[2006]] krijoi çmimin "Jusuf Vrioni".
==Aktiviteti Letrar si Përkthyes==
|