[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
==Sfond Historik==
 
Vrionasit, një nga familjet më të mëdha aristokrate shqiptare, të njohura ndryshe si konaqe ose oxhaqe, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: Vrionasit e [[Berat]]it dhe [[Fier]]it, Vlorajt e [[Vlorë]]s, Toptanasit e [[Tiranë]]s, Biçakçinjtë e [[Elbasan]]it, Dinot e [[Janinë]]s dhe [[Preveza|Prevezës]], Vërlacët e [[Elbasan]]it dhe Bushatllinjtë e [[Shkodra|Shkodrës]], Këlcyrajt e [[Këlcyrë]]s, Markagjonët e [[Mirditë]]sMirditës, etj. Titujt distinktivë që mbaheshin nga anëtarët e ketyre familjeve, zakonisht Pasha ose Bej, korrespondonin me poste të catuara në administratën e [[Perandoria|Perandorisë Osmane]], qëndrore apo lokale, të cilat jepeshin me Ferman ose Berat (Dekrete) të Sulltanit të [[Perandoria|Perandorisë Osmane]].
 
Burime të shumta pohojnë se Vrionasit janë pasardhës të dinastisë bizantine të Paleologëve, shfaqur si Perandorë të Bizantit rreth mesit të shekullit XI. Pas shpërbërjes së [[Perandoria|Perandorisë Bizantine]], Paleologët u shfaqën si princër e sovranë në principata të ndryshme dhe u shpërhapën nëpër Evropë: në Venecia apo në Romë, në Rusi apo në Francë. Nën ndikimin e osmanëve një pjesë e Paleologëve u bënë muslimanë. Në veprën e tij ''Udhëtim nëpër Greqi'', Pouqueville, ish konsull i përgjithshëm i [[Francë]]s pranë Ali Pashës së [[Janinë]]s, përmend një ndër paraardhësët e Vrionasve, '''Omer Pashë Vrionin''' (i pari), si pasardhësin e njërës prej degëve të kësaj dinastie. Të njëjtën gjë pohon edhe Aravantinos në veprën e tij ''Kronografia e Epirit''.
 
Po këto burime, ashtu si dhe shumë të tjera tregojnë se Vrionasit janë shfaqur në Vilajetin e [[Janinë]]s rreth mesit të shekullit të XVII si spahinj timariotë, pikërisht në zonën e [[Berat]]it. Që prej fillimeve të saj familja shfaqet e integruar në administratën osmane dhe kjo traditë vazhdoi deri në ditët e fundit të [[Perandoria|Perandorisë Osmane]] në trojet shqiptare. '''Omer Pashë Vrioni''' (i pari) numërohet si një prej gjenaralëve më të njohur të [[Perandoria|Perandorisë Osmane]] të fillim-shekullit XIX, cili u shqua në betejat e [[Egjipt]]it kundër Napoleonit dhe në rrethimin e Mesolongit. Ndërkaq, është i pamohueshëm fakti që Vrionasit qenë ndër patriotët më të shquar të trojeve shqiptare dhe kontributi i pasur patriotik që ata dhanë, shpesh i vuri në konflikt interesash jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe me [[Porta|Portën e Lartë]], e cila nuk ngurroi të internonte, rast ky i [[Mehmet Ali Pashë Vrioni]]t, pjestarë të kësaj familjeje.
 
Kontributi patriotik i Vrionasve dendësohet me [[Mehmet Ali Pashë Vrioni]]n, i cili qe anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, i Komitetit të Janinës, i Shoqërisë së Stambollit dhe përfundimisht Nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit [[1878]], anëtar i të cilës ish dhe [[Omer Pashë Vrioni]]. Më vonë [[Ilias Bej Vrioni]] dhe [[Sami Bej Vrioni]] ishin ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar [[28 Nëntor]] [[1912]]. Në ditët e errëta të Luftës së Parë Botërore, ndërsa trojet shqiptare qenë të pushtuara nga të gjitha anët, [[Sami Bej Vrioni]] dhe [[Qemal Bej Vrioni]], do të tentonin të gjenin shpëtim në Kongresin e Durrësit në Dhjetor 1918, tek i cili qenë të dy delegatë përfaqësues së [[Berat]]it. Sërish më 1920 [[Ilias Bej Vrioni]], ish kryetar i ''Shoqatës Bashkimi'', do të udhëhiqte delegatët e [[Berat]]it për në Kongresin e [[Lushnjë]]s, ndër të cilët edhe [[Hysen Bej Vrioni]]n, kongres i cili përforcoi themelet e shtetit të ri shqiptar.