[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 17:
Me ardhjen në pushtet të regjimit diktatorial, pas Luftës së Dytë Botërore, Vrionasit u stigmatizuan nga ideologët e luftës së klasave si simbol i tradhëtarëve e kombit dhe i armiqve të klasës. Për katër dekada rresht në të gjitha tekstet shkollore Vrionasit u lakuan si gjakëpirësit e popullit dhe bashkëpunëtorët e të gjithë armiqve të kombit shqiptar ndër shekuj, duke u kthyer kështu në armikun ideal të regjimit diktatorial.
 
Shteti i diktaturës shpronësoi dhe shtetëzoi të gjitha pronat e Vrionasve dhe shkatërroi shumëçka nga trashëgimia e tyre kulturore, përfshi dhe Sarajet historike të Beratit më 1947, nga të cilat ruhet vëtëm pavijoni i ku u zhvillua [[Konferenca e Beratit]] në Maj [[1944]]. Terrori i diktaturës ekzekutoi me varje dhe pushkatim, burgosi dhe internoi në kampe përqendrimi e kampe pune të detyruar gati të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, të cilët janë padyshim më të shumtë se emrat e sipërpërmendur. Në pamundësi për t'i përmendur të gjithë, citojmë vetëm disa raste tipike:
 
Më 1946, eshtrat e [[Ilias Bej Vrioni]]t, nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë, u zhvarrosën dhe u hodhën në lumin Osum. Më 1947, [[Sami Bej Vrioni]], nënshkruesi tjetrër i Deklaratës së Pavarësisë, vdiq nën tortura. [[Qemal Bej Vrioni]] u ekzekutua më 1950 ndërsa [[Izedin Bej Vrioni]] më 1945. [[Kahreman Pashë Vrioni]] vdes në rretahna të panjohura më 1955. Nermin Vrioni vdiq në gjendje demence e pastrehë. [[Irfan Bej Vrioni]] denohet me burgim të përjetshëm, ndëkaq që [[Jusuf Vrioni]] denohet me 15 vite burgim.