[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
==Biografia==
 
Jusuf Vrioni ([[1916]] - [[2001]]) u lind në [[Korfuz]], [[Greqi]], më 16 Mars [[1916]]. Vitet e tij të para i kaloi në Korfuz e më pas në [[Berat]]. Pas emërimit të babait të tij, [[Ilias Bej Vrioni]], si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më [[1925]]. Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor Jusuf Vrioni e kreu pranë ''Liceut Janson de Sailly'', [[Paris]] dhe atë të lartë në ''Grande École des Hautes Études Commerciales'' dhe në ''Institut d'Études Politiques'' të Parisit.
 
Më [[1939]] rikthehet në [[Shqipëri]] por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyron të shpërngulet po atë vit në [[Romë]] për të vazhuar studimet e tij të mëtejshme. Rikthehet në [[Tiranë]] më [[1943]], datë kjo që shënon dhe përmbysjen e fatit të tij. Më 13 Shtator [[1947]] arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Prej Shkurtit [[1949]] e deri më Prill [[1950]] torturohet barbarisht një njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të [[Koçi Xoxe]]s. Në Korrik [[1950]] denohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie dhe punë të detyruar. Lirohet në fund të vitit [[1958]] dhe internohet ne [[Fier]] për një periudhë disamujore. Më [[1960]], për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në [[Tiranë]] si përkthyes.