[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqja u zëvendësua me '== Referencat == {{ref}} {{islam-cung}} category:islam'
v U kthyen ndryshimet e 80.80.173.66 (diskutimet) në versionin e fundit nga Melos.
Rreshti 1:
{{islam}}
Fjala Tesewuf dhe Sufije nuk kanë qenë të njohura gjatë gjeneratës së parë Islame. Madje, këto qenë prezantuar në të [islam] vetëm pasi që u përvetësuan në Islam nga popujt tjerë.
 
Shejhul Islam [[Ibn Tejmije]], <sub>Allahu pastë mëshirë ndaj tij</sub>, tha në [[Mexhmu-ul-Fetaua]]:"Përsa i përket termit Sufije [Sufizëm], kjo s'ka qenë e njohur gjatë tre gjeneratave të para të Islamit. Dhe, të folurit rreth kësaj u bë e njohur vetëm pas tre gjeneratave të para. Disa imamë dhe dijetarë folën rreth kësaj më pas, siç ishte imam Ahmed bin Hanbel, Ebu Sulejman ed-Darani dhe të tjerë. Po ashtu është transmetuar nga Sufjan eth-Theuri të ketë folur rreth kësaj. Disa nga ata po ashtu përmendën këtë në autoritetin e el-Hasan el-Basrit. Ata dalluan në pikëpamjet e tyre mbi domethënien se çkaje ia atribuon veten një Sufi, meqë fjala 'Sufi' është një emër që tregon një atribuim, siç është el-Kurshi, el-Medini dhe kështu me radhë.
 
Thuhet se ky është një atribuim ndaj Ehlus-Suffeh<ref>Shënim i përkthyesit: Ehlus-Suffeh [Njerëzit e Platformës] i referohet Shoqëruesve të varfër [të pejgamberit] të cilët uleshin jashtë xhamisë së pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] duke pritur për lëmoshë dhe duke pritur pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] që të dalë dhe ata të shoqëroheshin me të dhe të mësonin hadithin nga ai.</ref>, por kjo është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Sufij. Po ashtu është thënë se kjo është atribuim ndaj Saff [radhës] e cila është me e shquara para Allahut, por edhe kjo është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Saffij. Po ashtu është thënë se kjo është atribuim ndaj sefweh [më të mirës] nga krijimi i Allahut. Por, edhe kjo po ashtu është gabim, meqë po të ishte kështu, ata do ta quanin veten Safwij. Është thënë poashtu se kjo është atribuim ndaj Sufeh bin Bishr bin Udd bin Tabikheh, një fis Arab që gjindej pranë Mekes në të kaluarën, të cilit ia atribuonin veten asketët. Ndonëse atribuimi i Sufi-t është në pajtim me emrin e këtij personi [Sufeh] nga pikëpamja gramatikore, ky poashtu është opinion i pasaktë, meqë këta njerëz nuk kanë qenë të njohur mirë për shumicën e asketëve dhe për shkak se po t'iu atribuoheshin asketikët atyre, do të kishte qenë e mundshme që ata t'ia atribuonin veten atyre gjatë epokës së Sahabëve, Tabi'inëve dhe Atba' et-Tabi'inëve [por nuk e kanë bërë këtë].
 
Po ashtu kjo është për shkak se shumica e atyre që flasin ne emër të Sufive s'janë të vetëdijshëm për ekzistencën e këtij fisi dhe ata nuk e pëlqejnë që t'i atribuohen një fisi të Ditëve të Injorancës [xhahilijeh], i cili nuk ekzistonte gjatë epokës Islame. Poashtu është thënë që ky është opinioni më i mirënjohur: se Sufi është një atribuim ndaj suf [leshit, rrobës së leshtë]. Kjo meqë hera e parë kur Sufitë u shfaqën ishte në [[Basra]], Irak.
 
Njerëzit e parë që vendosën rolin e Sufizmit kanë qenë disa shoqërues të Abdul-Uahid bin Zejd. Abdul-Uahid ka qenë një nga shoqëruesit e el-Hasan el-Basrit i cili jetonte në Basra, dhe aq shumë zhytej në asketizëm [zuhd], adhurim [ibadet], frikë ndaj Allahut [khauf] dhe kështu me radhë, saqë një shembull i tillë nuk mund të gjindej në banorët e vendeve tjera.
 
[[Ebush-Shejh el-Esbehani]] transmetoi me një zinxhir transmetimi të lidhur me Muhamed ibn Sirinin, se i ka mbërri atij që një grup njerëzish parapëlqenin të vishnin rrobe të leshta, kështu që ai tha:'Janë disa njerëz që parapëlqejnë të veshin rrobe të leshta duke pohuar se i gjasojnë Mesisë, të birit të Merjemes. Mirëpo, udhëzimi i pejgamberit tonë [salallahu alejhi ue selam] është më i dashur për ne, dhe ai [salallahu alejhi ue selam] mbartte rroba të pambukut dhe të tjera lloje të rrobes'. Apo është shprehur ngjashëm me këtë".
 
Pas kësaj, Ibn Tejmije tha:"Këta njerëz ia atribuojnë veten rrobeve të jashtme, e cila në këtë rast është rrobë e leshtë [suf]. Kështu që mund të thuhet për ndonjërin nga ata se është një Sufi. Mirëpo, metodologjia e tyrë s'është e kufizuar vetëm në mbartjen e rrobës së leshtë, e as që e bëjnë të detyrueshme këtë për ndonjë. Ata i atribuohen kësaj për shkak të qenit të kësaj gjendje e jashtme".
 
Pastaj ai tha:"Pra, kjo është origjina e Sufizmit. Pas kësaj, Sufizmi u degëzua dhe u shumëfishua."<ref>Mexhmu-ul-Fetaua [11/5-7, 16, 18]</ref>
 
Fjalët e Ibn Tejmijes, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, tregojnë që Sufizmi zuri fill në tokat Islame nga disa adhurues shumë të devotshëm nga Basra si rezultat i thellimit të tyre në asketizëm dhe adhurim. Pas kësaj, Sufizmi evuloi dhe ndryshoi.
 
Përfundimi të cilin e kanë nxjerrë disa autorë modernë – se Sufizmi u zvarrit brenda në vendet Islame nga fetë tjera si Hinduizmi dhe monasticizmi i Krishterë – është pranuar bazuar në atë çfarë transmetoi Ibn Tejmie nga Muhamed Ibn Sirini te ketë thënë:"Janë disa njerëz që parapëlqejnë të veshin rroba të leshta duke pohuar se i gjasojnë Mesisë, të birit të Merjemes. Mirëpo, udhëzimi i pejgamberit tonë [salallahu alejhi ue sleam] është më i dashur për ne!" Kjo tregon që Sufizmi ka një lidhje me fenë e të Krishterëve!!
 
Dr.Sabir et-Tu'eimeh tha në librin e tij "Sufizmi – Besimet dhe Metodologjitë e tij": "Me sa duket Sufizmi u shfaq nga ndikimi i monasticizmit të Krishterë, në të cilin murgjit mbartnin rrobe të leshta dhe jetonin në manastiret e tyre. Kishte shumë nga ata që praktikonin këtë gjithandej vendeve të cilat Islami i çliroi me anë të Teuhidit..."<ref>es-Sufijeh: Mu'tekiden ue Mesleken [f.17</ref>
 
Shejh Ihsan Ilahi Dhahir, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, ka thënë në librin e tij "Sufizmi – Burimi dhe Origjina e Tij": "Kur shikojmë thellë në mësimet e Sufijve të parë dhe të vonshëm dhe thëniet që kanë qenë cituar dhe transmetuar nga ata në librat Sufite të vjetra dhe ato të sotshmet, ne shohim një dallim të madh mes kësaj dhe mësimeve të Kur'anit dhe Sunetit. Njëlloj, ne s'i gjejmë rrënjët apo farat e tij në historinë e udhëheqësit të të gjitha krijesave [pejgamberit Muhamed, salallahu alejhi ue selam] e as në të Shoqëruesve bujarë të tij, të cilët janë ndër krijesat më të mira të Allahut. Madje, në kundërshtim me këtë, ne shohim që Sufizmi është përftuar dhe mësuar nga monasticizmi i Krishter, Brahmanizmi, Hinduizmi, devocioni fetar i Judaizmit dhe asketizmi i Budizmit".<ref>et-Tesewuf: el-Menshe uel-Nesder [f.28]</ref>
 
Shejh Abdur-Rahman el-Uekil, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, ka thënë në hyrjen e librit "Rënia e Sufizmit": "Vërtet, Sufizmi është makinacioni më i ulët dhe më i ndyrë, të cilin e ka shpikur Dreqi në mënyrë që robërit e Allahut të mund të përqeshin dhe qësendisin së bashku me të në luftën e tij kundër Allahut dhe të dërguarve të Tij. Kjo është vello e Zjarrputistëve [Mexhusëve], e cila lë përshtypjen se është hyjnore. Madje, kjo është maskë e çdo armiku të fesë së vërtetë. Këqyrni atë dhe do të gjeni në të Brahmanizëm, Budizëm, Zoroastrianizëm, dhe bësimet Manikiane. Ju do të gjeni Platonizëm në të. Madje mund të gjeni edhe Judaizëm, Krishterizëm, dhe idhujtari të ditëve të Injorancës".<ref>Mesre' et-Tesewuf [f.19]
</ref>
 
Nëpërmjet prezantimit të pikëpamjeve të këtyre shkrimtarëve modernë lidhur me Sufizmin, dhe poashtu edhe shumë shkrimtarëve të tjerë që s'po i përmendim këtu e të cilët kanë pikëpamje të njëjta, na bëhet e qartë se Sufizmi është një koncept i huaj që është futur në Islam. Kjo tregohet me praktikat e atyre që ia atribuojnë veten Sufizmit; praktika të cilat janë të huaja për Islamin dhe janë shumë larg nga udhëzimi i tij. Me këtë ne mendojmë në ithtarët e vonë të Sufizmit, iluzionet mistike dhe fantazitë e të cilëve janë bërë të shumta dhe të mëdha.
 
Por, përsa u përket paraardhësve të kaluar si el-Fudejl bin Ijad, el-Xhunejd, Ibrahim bin Adham dhe të tjerëve, ata kanë qenë mesatarë.
 
== Referencat ==
{{ref}}