Historia e Dardanisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 5:
 
 
 
=== Ilirët dhe fisi dardan ===
Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.
Dardanët ishin fisi më i madh Ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
 
===Mbretëria Dardane===