[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 27:
 
== Kultura ==
[[Ura e MostaritNëntëMostarit]] Nëntë vjet me radhë, prej vitit 1557 deri në vitin 1566, nën urdhrat e Sulltan Sulejmanit të Madh, mjeshtëri turk i ndërtimit Neimar Hajrudin punoi për ngritjen e urës së tij . Një urë harkore prej guri, gati 30 metra e gjatë, pa mbajtëse mesi, 20 metra mbi lumin e vrullshëm në ngjyrë blu dhe të gjelbër Neretva, një ndërrmarrje e guximshme për atë kohë.
 
Sipas legjendës mjeshtëri Hajrudin kishte hapur vet varrin e tij në rast se dukej e pamundur që ura të mund të qëndronte me një gjatësi të tillë. Por ajo nuk u rrëzua, një gjysmëhënë prej guri, u bë simbol i qyteti duke i dhënë emrin atij ("Most" që do të thotë urë) si dhe pjesë e natyrshme e rrethinës. Për kohën konsiderohej një mrekulli inxhinierike.
 
Përkundër disa luftërave dhe shumë tërmeteve ura qëndroi 427 vjet. Ajo kontriboi për mirëqenjen e qytetit Mostar nga njëra anë si rrugë lidhëse e nga ana tjetër si tërheqje turistike. Ura ka përfaqësuar lidhjen midis botës myslimane dhe asaj perëndimore.
 
Me 9 nëntor të vitit 1993 u rrëzua ura e vjetër e Mostarit. Pas disa ditë gjuajtjesh artilierike nga ushtria e kroatëve të Bosnjës blloqet shkëmbore ranë në Neretvë. Në luftën mes kroatëve dhe boshnjakëve përreth Mostarit ura e vjetër nuk kishte asnjë rëndësi strategjike. Bëhej fjalë thjeshtë për shkatërrimin e një simboli të kulturës osmane.
 
 
ura e Mostarit e rindërtuar
 
11 vjet pas shkatërrimit, mbas 7 vjetë rindërtimi dhe shpenzimit të 15 milionë dollarësh të dhuruara nga Unesco, Banka Botërore dhe disa vende dhuruese, sot ura e Mostarit qëndron përsëri më këmbë. Qytetarët e Mostarit janë të impresionuar me ngjashmërinë që ka ura e re me urën e vjetër. Nuk është çudi: ajo është punuar me saktësi të madhe sipas recetës së vjetër. Secili gur është nxjerrë nga pjesët e urës së shkatërruar dhe është skalitur me dorë. Edhe sot nuk mund të punohet më mirë sesa mjështëri Hajrudin, sqaron koordinatori i projektit Rusmir Cisic.
 
"Në rindërtimin morën pjesë 59 shkencëtarë të cilët me entuziazëm analizuan punën e atëhershme të Hajrudinit", sqaron Cisiq.
 
== Politika ==