[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: pl:Ślimaki
No edit summary
Rreshti 24:
 
Koka
Koka është mirë e zhvilluar, te disa kërmij është dukshëm e ndarë nga trupi. Në te ndodhen një ose dy palë tentacle. Në kokë gjenden edhe shumica e shqisave. Në bazë të tentakleve ose në maje të tyre ndodhet nga një sy. Në kokë gjendet edhe goja e cila te llojet me feçkë gjendet në maje të saj.
Shputa e gastropodeve gjendet në anën ventrale të trupit. Zakonisht ajo shërben për për lëvizje me anë të rrëshqitjes. Në këto raste nga ana ventrale ajo ka një shollë shumë të zhvilluar të pasur me gjëndra pedale jargore. Epiteli i shputës është ciliar dhe kjo ndihmon lëvizjet active me kontrakcione valore të muskujve. Shputa është e modifikuar varësisht nga mënyra e jetës. Gastropodat të cilat notojnë, në pjesën e përparme të shputës kanë penda ose zgjërme që quhen parapodie me të cilat notojnë. Gastropodat që futen depërtijnë në supstrat shputën e kanë të modifikuar për të gërmuar rërën, te format e përforcuara shputa është si ventuzë. Disa gastropoda janë endoparazite e në këto raste shputa është e redukuar si dhe pjesë tjera të trupit.
Strajca me organe të brendshme (masa viscerale) është e përdredhur në formë të spiralës dhe është e mbështjellur me mant, i cili si paret ilirë shtrihet mbi kokë dhe shputë. Zgavra e cila formohet midis paretit të mantit dhe paretit të trupit dhe të kokës është zgavra e mantit.