Ymer Agë Ulqini (këngë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
v Ymer Agë Ulqini u zhvendos tek Ymer Agë Ulqini (kënga)
v po më duket që diku këtu duhet të jetë zgjidhja, edhe pse nuk jam ekspert
Rreshti 1:
Ymer Agë Ulqini apo AGA IMERI është një këngë popullore në të cilën përshkruhen vetit e popullsisë vendase të rrethi të Ulqinit. Në këngë i këndohet personazhit të quajtur Imer, një agallarë i cili merrë pjesë në luftë dhe pas disa dështimeve ai zihet robë. Mirpo kjo i kushtonte atij, ai i kishte dhënë besen gruas së tij që do të kthehej brenda tri viteve në të kundërten ajo kishte përlqimin e tij që brenda tri ditëve pas kalimit të besës të martohej me dikë tjeter. Aga Imeri e bindë të bijën e mbretit dhe i jepë asaj besën se nëse e lëshojin që të zgjidhte problemet familjare për të cilat e kishte njoftuar një i burgosur, ai do të kthehej përsëri. Në ditën ë kthehet në vendlindje ai takonë rrugës dasmorët që përcillnin një nuse (gruan e Aga Imerit) dhe aty ai i bindë dasmorët se kishte të drejtë ta mbante nusen pasi që ajo ishte gruaja e tij. Pasi që Aga Imeri zgjedhë problemet familjare ai kthehet në burgun e mbretit për të vuajtur dënimin e tij, mirpo mbreti i befasuar se si ai kishte mbajtur besën e shqiparit e lejonë atë nga burgu, kështu ai kalon jetën e tij me bashkëshorten diku n [[Ulqini|Ulqin]].
:AGA IMERI
 
Në qender të këngës gjendet besa dhe kuptimi i saj në frymen shqiptare.
:(Arbnesh, Krajë)
 
==Shiko dhe këtë==
:Aga Tmeri na u martue,
* Kënga [[b:Ymer Agë Ulqini|Ymer Agë Ulqini]] në [[b:Faqja Kryesore|librat e Wikipedias]]
:sali nji natë ma s'ndej me grue.
:Na i erth letra për me shkue,
:i erth letra për miri,
:për me shkue ag-ja n'ushtri.
:Bani g6st e zijafet
:e i mlodhi shokt e vet
:e e la sarajin shkret.
:Gjint i shpisë ai i la vetë
:e ç'u nis Ag-ja me shkue,
:por pej rruget ai ka kthye;
:pej rruget ka kthye n'shpi
:me i marrë besën vashës ti:
:- Po ndigoni shokt e mi,
:diç harrova në shtëpi.
:Edhe shokt at e kanë lshue.
:Turr e vrap në shpi ka shkue.
:Se ç'pa i thatë ai babës ti:
:- Diç harrova me t'pevetë ­
:oo sa izën ti, babë, pa m'nep?
:Ati baba i ka thanë:
:- Unë t'nap izën për nji javë.
:- Mas ti, babë, goja t'u thaftë!
:S'isht mulli me shkue, me ardhë,
:isht ushtri e rrugè e larkt.
:Sa izèn pa m'nep maj nanè?
:Edhe e ama i ka thanè:
:- Unè pa t'nap-o per dy javè.
:- Mas, maj nanè, goja t'u thaftè!
:S'isht mulli me shkue, me ardhè,
:isht ushtri e rrugè e larkt.
:Sa pa m'nep besèn maj vashè,
:sa izèn pa m'nep me ndejè?
:Vasha i ka thanè me shpejt:
:- Pèr tri dit e pèr tri net.
:- Xiftè t'u goja qi- pa flet!
:S'isht pazar me vojtè me ardhè,
:isht ushtri e rrugè e Jarkt,
:atjf" jet nana pa djalè.
:At'herè vasha i ka thanè:
:- Pa t'nap izèn për tri vjet.
:- Lumt-e goja, mirè pa flet!
:Ati vasha prap i thet:
:- Masi t'mushen-o tri vjet,
:as tri dit -e, as tri net
:besa ty-o nuk të pres,
:nuk të pres veçse martohem,
:Aga Imeri me shkue unis.
:Kur ka ra ne luftë te parè,
:edhe kalin ja kan vra.
:Kur ka ra nè luftè tè dytè,
:edhe Ag-ja varrue isht.
:K ur ka ra nè luftè të tretè,
:rabazan-o e kanè marrë.
:Rap e xun-o, n'burk e çuen,
:pèr tri vjet ata e shkruen;
:e kanë shti-o n'burk tè zi,
:tri vjet burgun ja kanè pre.
:Aga Imeri njehen dit',
:njehen dit' e njehen net'
:der .iu mllshen tri-o vjet.
:Se ç'pa ha edhe ç'pa pi
:e dyzenit çka pa i bje.
:Kur u mushen tri-o vjet,
:shkan nji shoqi i ti asajta.
:- Ty ç't'ka gjetë,
:o Imer aga ­sarajet t'ishin rranue,
:nanè e babè t'ishin qerrue,
:vasha donte m'u fejue,
:motra t'jitte pa u martue.
:- Hajt e hajt, kopil kopilit,
:shendosh vetë, katil katilit!
:Unë ha petulla me mjaltë,
:unë ha mish edhe pilaf,
:sarajet i gadis prap;
:nanë e babë zaman' kanë kapë,
:vashën e gjêj ma të mirë
:edhe motra mâ ka vakt.
:Masi shkoi ai shoqi j ti
:Ag-ja s'pa ha as s'pa pi,
:as dyzenit ma s'pa i bje.
:Aga Imeri rri pështetë,
:l'ri pështet-o për jastek.
:Kur nji ditë, në natje htret,
:bija e mretit de n'penxhere,
:Aga Imerin p'i peveten: .
:- Hajr allah e Aga Imer,
:po dyzenit pse s'pa i bje?
:Ç'ke Imer qi je idhnue?
:Imer Aga i ka thanë:
:- Kam nevoj-o m'u idhnue ­natën,
:mram-o në mjesnatë
:e kam pa nji andërr t'shtirë,
:unë kam pa nji andërr t'zezë ­
:sarajet m'ishin rranue,
:nanë e babë më janë qerrue,
:vasha e jeme m'isht fejue,
:motra mét-o pa u martue.
:Se tri vjet-o më kanë shkue.
:Izën mretit me m'kshu
:me ju lut-o njér per mue!
:Tre darzân-o me m'i çue!
:Ç'ka qitë vajza e i ka thanë:
:- Ne ke pare me t'leshue,
:shtjerja bâbs-o tre darzanë
:se n'Ulqin me shkue t'lshan.
:Ç'ka qitë ag-ja e i ka thanë:
:- Paret i mjeri ku t'i marr?
:Tash tri vjet-o rabazanë,
:kên nuk njoh e kên nuk dij,
:por pa i shtie tre darzanë:
:pa i lâ-o din e iman,
:e pa i lâ-o Ramazan'.
:e pa i lâ Kurban Bajram',
:n'dashtë dy Bajrame e 'i Ramazan,
:n'dasht pa i lâ te madhin zot
:e të dytin ujt e detit,
:e të tretin armt e brezit.
:ju çue ag-ja shkoi te rnreti.
:Për jastek pa rri pështetë,
:pa i shin lot' me faculetë.
:- Çka ke, ag-o, qi pa kjan?
:Ç'ka qitë ag-ja e i ka thanë:
:Natën, nat-o në mjesnatë
:unë e pash nji andërrt'zorshme
:­sarajet m'ishin rranue,
:nanë e babë m'ishin qerrue,
:vasha donte.m'u martue,
:motra m:jitte pa u martue.
:Aman mret-o me m'leshue!
:Mreti i lypi treqind qese.
:- Aga lmer-e unë të lshaj-e
:me m'dhanë treqind qese pare.
:Aga lmeri ju përgjegj-e:
:- Unë i mjeri ku t'i marr-e?
:Tâsh tri vjet-o rabazan-e,
:par pa t'shtie tre darzan-e:
:pa ta là 0 din' e iman-è,
:e pa t'là-o Ramazan',
:e me te Kurban Bajram,
:n'daç dy Bajrame e 'j Ramazan,
:n'daç pa t'là-o t'madhin zot,
:e të dytin ujt è detit,
:e të tfetin armt i brezit.
:Vajza e mretit u ba razi
:edhe mreti besë i xu ­
:me shkue n'shpi-o e ka lshue.
:Sa me snpçjt .la gjet gjemmë;
:e ç'u nis ag-ja me shkue:
:për, tre sahat kapi Ulqinë.
:, N'gjysë të rruks-o kur ka shkue,
:vajt e ra te Kroni i Bardh-e,
:nji tubë krushq e gjet nën dardh-e,
:ç'j ka hasë ata me nuse.
:- Ndesha e mirë, o krushqellar-e!
:Mirë se vjen ti rabazan-e!
:'- Mirë se rrini' krushq darsmor-e!
:- Mirë se vjen, o burgaxhi !
:- Unë pa vij pej Spajet t'zez-e.
:- Ti qi erdhe,burgaxhi-e,
:.a je vesht për Aga Imerin,
:ti'për tê a ke me dit-e? '
:- Unë jam vesht për t'zi,ëe Li,
:gjith të zitë për tê e kam ­
:Aga Imeri na ka dek-e.
:tash tri dit ne dhé ka hi-e,
:vetë e lava, vetë e kjava,
:të shtatat me dorë ja dava.
:Amanet, o krushq darsmor-e,
:(a) kam tehir me folë me nuse?
:T'tanë shikuen shoqishojn-e
:e ja dhanë tehirin-o:
:- Hajt e fol, mar jabanxhi-e,
:s'isht adet, por fol kadal-e!
:Nisi ag-ja me kuvendue:
:- Ndesha e mirë, nuse në kal-e!
:- Mirë se vjen ti, mare djal-e,
:mirë se vjen, o burgaxhi-e!
:Ka pa vjen, o burgaxhi-e?
:- Unë pa vij pej Spajet t'zez-e.
:- Ti qi erdhe, burgaxhi-e,
:a je vesh për Aga Imerin,
:ti per tê a ke me dit-e? .'
:- Unë jam vesht për t'zjft e ti-e,
:gjith te zitë për tê e kam
:­Aga Imeri na ka dek-e,
:tash tri dit në dhé ka hi-e;
:vetë e lava, vetë e kjava,
:të shtatat me dorë ja dava.
:Ç'ka qitë djali e i ka than-e:
:- A ma fal-o nji fiIl paj-e?
:- Unë ta fali, more djal-e,
:për rahmet të Aga Imerit
:e për shndet të Ali Begut.
:Djali nusen p'i pevet-e:
:- E kuja ke kjên-o nj'ere?
:- E ati Agës Imer Ag-e.
:- E kuja po bâhej sot-e?
:- E ati çelës, Ali Pash-e.
:- Amanet, moj vashë në kal-e:
:po m'i pa ti Aga Imerin
:a kishnjesh m'i njoftë, moj vàsh-e?
:Edhe vasha i ka than-e:
:- Qyqja unë, e ku ta njah?
:Sall nji natë me tê kam ndêjë.
:me tê nji natë kam ndêjë n'shpi-e.
:E zeza un-o, gjith çka dij-e,
:gjith çka dij, e zeza un-e,
:gjith ç'm'ka thanë qyqja kadnan-e,
:se e ka nji shenjë në llân-e.
:Aga Imeri shih çka bani,
:shih çka bani Aga Imeri:
:shpërvuel mangën, qiti llânen.
:Kur e pa vasha nishanin,
:zhdrypi ajo kalit t'bârdh-e
:me të madhe hapi zanin:
:- Udha e marë, o krushqelIar-e!
:Unë pa shkoj mas fatit 'par-e.
:Nji selam te Ali Pasha,
:atje kjoft-o si ka kjen-e:
:ne na mâjt-o zoti shndén-e,
:për ne m'faltë zoti nji djal-e,
:ty ma t'parin d'baj kumar;
:për ne m'faltë zoti daj çik-e,
:ty ma t'parin të baj mik.
:Ç'qiten krushqit edhe than-e:
:- Na pa nu se ku da t'shkojm-e?
:Na kndojnë kangën, na marrojn-e.
:Muer ag-ja vashën i ti-e,
:e muer, e çaj në shpi-e.
:Vetë unis me shkue n'Spaj-e
:atje ku besën kish dhan-e
:­vajza e mretit ish darzan-e.
:Km u mush koha me ardh-e,
:e bija mretit i del para.
:Mreti pa e peveten t'bin-e:
:- A pe gia, mori bi-e?
:- Po, more bab-o, tash po vjen.
:Aga Imeri shpejt ja 'rrini,.
:- Mirë se erdhe Ago Imer-e
:se mue baba desht me m'pre-e!
:" Të gjith shôkt i dolën para:
:- Mirë se erdhe Imer Aga!
:Kjenke djalë e pika e djalit ­
:majte besën i shqyptarit,
:majte besën qi ke dhan-e!
:Mreti t'bin-e e ka fal-e,
:se mas t'ardhke Aga Imeri,
:besa t'binë ai desht m'i pre.
:Aga mretit i doli n'faqe.
:N'burk mreti mâ s'e ka shti-e,
:për krejt e fali m'u kthye n'shpi-e.
:Aga Imeri erth n'Ulqin-e
:vazhdaj jetën me vashë t'ti-e.