Njësia administrative Milot: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM PËR KOMUNËN MILOT Komuna Milot shtrihet në një sipërfaqe prej 138 km2 ku jetojnë 12856 banorë. Kufizohet në veri me Bashkinë e Rubiku…
 
No edit summary
Rreshti 1:
KOMUNA MILOT
NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM PËR KOMUNËN MILOT
 
Komuna Milot shtrihet në një sipërfaqe prej 138 km2 ku jetojnë 12856 banorë. Kufizohet në veri me Bashkinë e Rubikut, në verilindje me Komunën e Ulëzës, në veriperëndim me Komunën e Zejmenit, në jugperëndim me Komunën e Fushë Kuqes, në jug me Bashkinë Laç në juglindje me komunen e Cudhinit, në jugperendim me Bashkinë e Mamurrasit.Komuna është një njësi e pushtetit lokal të rrethit të Kurbinit, dhe përfshihet në Qarkun e Lezhës, dhe qyteti i Milotit njihet si qendër e Komunës. Miloti ndodhet 45 km larg kryeqytetit dhe është një nyje lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare. Miloti ndodhet 65 km larg portit të Durrësit, 20 km larg portit të Shëngjinit, 40 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, 20 km larg plazhit të Shëngjinit e 14 km larg plazhit të Patokut. Komuna Milot ka një shtrirje veri-jug 8 km, lindje – perëndim 17.2 km.Qendra e Komunës është qyteti i Milotit. Komuna ka në territorin e saj 12 fshatra që janë, Fushë Milot, Shullaz, Malbardhë, Delbnisht, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë, Gërnac, Shkopet, Ferrë Shkopet dhe Prozhmë.