Njësia administrative Milot: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 24:
Fauna në Komunën e Milotit është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur. Në ujrat e ëmbla te lumit Mat dhe të zallit të Urdhazës rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.
 
== IfrastrukturaInfrastruktura ==
 
Territorin e Komunës e përshkojnë 45 km rrugë nacionale, 55 km rrugë rurale dhe afro 80 km rrugë dytësore që lidhin lagjet e fshatrave, fshatrat me njëri-tjetrin dhe me rrugën nacionale e qendrën e Komunës.Rruga nacionale nga Shullazi deri në Shkopet,(18 km) është rruga kryesore që përshkon territorin e Komunës. Rruga nacionale Delbnisht – Selitë – Gërnac, është gjithsejt 18 km.Rrugët nacionale në zonën fushore, në fshatrat Shullaz dhe Malbardhë si: rruga Shullaz – Fushë Milot, Superstradë – Prozhmë, Malbardhë – Qendër Malbardhë, Superstradë – Ura e Shullazit, janë rrugë me bazament dhe plotësojnë kushtet për shtresat e paraasfaltit e asfaltit.
Komuna Milot ka një rrjet të furnizimit me tension të ulët dhe tension të lartë elektrik të amortizuar dhe të paremontuar prej vitesh nga mungesa e bazës materiale dhe të investimeve në këtë fushë. Komuna Milot ka një sistem ujësjellësi për qytetin me cikël të mbyllur (burimi – magistrali – rezervuari dhe rrjeti i shpërndarjes). Aktualisht ujesjellesi kalon ne vartesi te Komunës. Sistemi i ujësjellësit për furnizimin e depos është me ngritje mekanike dhe gjatësia e tij nga burimi deri në depo është 1200 m. Lagja Mal Milot furnizohet me uje nga rezervuari 100 m3 me sistem rrjedhje te lire qe furnizon rreth 50 familje.Rreth 5000 banorë të qytetit, furnizohen me ujë në lidhje direkte në banesë.
 
 
== Arsimi dhe shëndetësia ==