Arma bërthamore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 3:
Një bombë moderne termo-bërthamor peshon pak më shumë se një mijë kilogram dhe mund të shkaktojnë një shpërthim të krahasueshme me shpërthimin e më shumë se një miliard kilogram të materialit shpërthyes cilësorë konvencional. Që nga koha e ndërtimit të bombës së parë bërthamore e deri më sot, pajisja e armëve klasike me materie eksploduese bërthamore edhe nëse është bërë, është bërë në mënyrë pakë a shumë të fshehtas nga opinioni i gjerë. Si duket, kjo rrjedhë si pasojë e konsiderimit të këtyre armëve nga ana e fuqive të mëdha botërore si armë të shkatërrimit masiv të ndaluara.
 
Përdorimi i armëve bërthamore për qëllime lufte, për njerëzimin është bërë i njohur nga fundi i luftës së dytë botërore me rastin e hedhjes së dy bombave bërthamore. Shpërthimi parë ka ndodhur në mëngjesin e 6 gushtit të vitit 1945, pasi që një aeroplan i armatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Hiroshima kishte lëshuar bombën të mbushur me uran, nën emrin e koduar "Little Boy". Shpërthimi i dytë bërthamorë ka ndodhë tri ditë pas të parit. Ky shpërthim ndodhi pas lëshimit nga aeroplani i ShBA-ve një bombe me plutonium shpërthyes'' (mision i koduar ''Njeriu i shëndoshë'') mbi qytetin japonezë Nagasaki. Si pasojë e këtyre shpërthimeve gjetën vdekjen rreth 120,000 njerëz (kryesisht civilë) dhe shumë të tjerë mbeten me plagë dhe sëmundje tjera të shkaktuara nga jonizimi e që ishin të pa shërueshme. Përpos humbjeve njerëzore, si pasoj tjetër ishte shkatërrimi (''rrafsh me tokë'') i pjesës më të madhe të të dy qyteteve të goditura. Shikuar nga pikëpamja etike, përdorimi i këtyre armëve ka qenë dhe mbetet e diskutueshme.
 
"Të drejtën" e zhvillimit dhe të prodhimit të armatimit bërthamorë e kanë marrë dhe ndarë ndërmjet veti fuqitë fituese të dala nga lufta e dytë botërore, ShBA-ja, Bashkimi Sovjetik (Rusia), Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Në vitet e fundit me këtë "të drejtë" janë pajisur edhe India dhe Pakistani. Në hapësirën e informimit të botuar thuhet që përpos këtyre shteteve, kanë bërë kërkime apo kanë armë bërthamore edhe Izraeli, Koreja Veriore, Iraku dhe Irani. Si do që të jetë, pohimet e botuara kanë shkaktuar frikë ndër dashamirët e paqes.