[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 17:
 
==Historiku==
Për disa, masmediat e para (siç i kuptojmë sot) janë librat që egzistojnë prej shumë kohësh. Megjithatë shpërhapja e masmediave si fenomen egzaltues i përket shekullit të njëzetë. Në këtë periudhë u përhap mendimi që njoftimi duhej të vinte në të njëjtën kohë kur ai ndodh. Dmth. për të marë njoftimin brenda një brezi kohe shumë të shkurtër, gati sa të mos njehsohej koha e vërshimit të mesazhit, drejt receptimit të tijë. Pionjerë si: vëllezërit [[Lumiere|lumier]]ë, fotografi [[Muybridge]], të cilët dhanë hofin e parë të mediumit të kinemasë, apo italianët [[Nikola Tesla]], [[Guglielmo Marconi]], kanadesi [[Reginald Fessenden]] që me kërkimet e tyre mbi valët elektromagnetike sollën lindjen e kodit mors dhe si përfundim radion e parë më [[Radio|23 dhjetor]] [[1900]] dhe që më pas do ta ndjekë shpikja e televizorit i cili do të jetë një nga mediumet më domethënes dhe influencues në shoqëri. Në rrjellën e shekullit të njëzetë zhvillimi dhe përhapja e gjerë e masmediave ndodhi falë progresit shkencor dhe teknollogjik. Në fakt mediat, mirëqë janë mjete për qarkullimin e njoftimit, janë edhe objekte teknollogjike me të cilët shfrytëzuesi mund të ndërveprojë. Për disa media siç është televizioni ndërveprimi nuk është i mundur. Në këtë lloj komunikimi shfrytëzuesi gjendet pasiv sepse nuk ka mundësinë të ndërveprojë me komunikuesin ngaqë njoftimi është njëdrejtimësh. Masmediat historikisht kanë qenë edhe janë pre e çensurës dhe shfrytëzimit, për propagandë dhe manipulim të opinionit të masave, nga regjime dhe diktatura.
Shkëmbimi i lirë dhe pa asnjë pengesë i informacionit është një nga të drejtat themelore: e drejta për të qenë "i njoftuar" dhe e drejta "për të njoftuar".