Abuzimi i Kokainës: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: == Intoksikimi me Kokaine == Fillimisht vihet re nje stimulim i sistemit nervor qendror, qe me pas pasohet me depresione te tij. Stimulimi karakterizohet me eufori, hipernxitshmeri, shfr…
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 12 mars 2009 01:31

Intoksikimi me Kokaine

Fillimisht vihet re nje stimulim i sistemit nervor qendror, qe me pas pasohet me depresione te tij. Stimulimi karakterizohet me eufori, hipernxitshmeri, shfrenim, rritje te sensit te mjeshterise, dhe si edhe rritje te respektit per veten. Perdorimi i zgjatur dhe dozat e larta mund te shkaktojne axhitim psikomotor, hipervigjilence dhe psikoze deluzionale tranzitore, te ngjashme me skizofrenine paranoide. Duke qene se intoksikimi eshte mjaft perforcues, perdorimi i kokaines mund te çoje ne formimin e ndjenjes se kenaqesise, e cila perfundon me mbidozim. Ky i fundit shkakton takikardi, acidoze respiratore, konvulsione te tipit grand-mal dhe arrest respirator ose kardiak.

Sindromi i zvjerdhjes

Karakterizohet nga prania e te pakten dy prej shenjave te meposhtme: lodhje, enderra te fuqishme te pakendshme, uri, plogeshti ose axhitim, ankth, pagjumesi, irritabilitet, deshire e papermbajtshme per kokaine. Kjo gjendje zgjat disa ore deri ne disa dite. Pas disa diteve, ankthi, irritabiliteti dhe deshira per kokaine behen me te lehta.

Trajtimi

Terapia kryesore e vartesise nga kokaina eshte trajtimi psikoshoqeror. Shtrimi ne spital kerkohet kur perdorimi i dozave te larta te kokaines dhe per nje kohe te zgjatur perfundon ne psikoze, ose ne simptoma te renda te abstinences.

Terapia e parandalimit te recidives

Pacienti punon ne drejtim te luftimit te ndjenjave ambivalente qe ka rreth ndalimit te perdorimit te kokaines, zhvillon strategjite per shmangien e situatave qe shtojne rrezikun per recidiva dhe ben ndryshime ne stilin e jeteses.

Shuarja e kunderpergjigjes se kokaines

Qellimi i saj eshte pakesimi i pergjigjes se pacientit ndaj simboleve qe nxisin deshiren per kokaine, deri ne momentin qe keto simbole nuk stimulojne me deshiren e zjarrte per drogen.

Depresivet triciklike

Mund te perdoren ne trajtimin e anhedonise, qe eshte pjese e abstinences nga kokaina. Gjithashtu, desipramina (Norpramina) dhe Imipramina (Tofranili) jane efikase ne trajtimin e abuzueseve qe vuajne edhe nga depresioni.