[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: mn:Ген
Rreshti 13:
===Emërtimet e gjeneve njerëzore===
 
==Funksioni i gjenit==
==Ndërtimi kimik dhe funksionimi i gjeneve==
 
Gjenet janë segmente të caktuara të molekulës së ADN dhe kanë vend të caktuar në krozom. Madhësia e gjenit llogaritet të jetë prej disa qindra deri disa mijëra çifte të nukleotideve, ndërsa mesatarisht merret se një "lokus gjeni" ka 600-1800 çifte të nukleotideve.
Secili gjen ka funksionin e tij për kontrollin dhe krijimin e proteinës së caktuar në qelizë.
Te qelizat nuk janë të gjitha gjenet në aktivitet, por vetëm ato gjene që i nevoitet qelizës për krijimin e proteinës të caktuar. Aktivitetin e gjeneve e rregullojnë gjenet rregullatore.
Bashkësia e të gjitha gjeneve të një qelize shënohet si '''gjenotip'''. Pra gjenotipi paraqet materialin trashëgues që ka një qelizë.
Gjenet me aktivitetin e tyre në qelizë, bëjnë zhvillimin e veçorive të organizmit, dhe këto veçori mund të jenë: morfologjike, mikroskopike, molekulare-fiziologjike edhe aftësi të ndryshme biologjike të organizmit për kryerjen e funksioneve të caktuara. Bashkësia e të gjitha veçorive të një organizmi shënohet si '''fenotip'''. Zhvillimi i fenotipit fitohet nga prindërit si dhe nga faktorët e ambientit të jashtëm. P.sh., për krijimin e klorofilit tek bimët janë të domosdoshme, si gjenotipi përkatës për enzimet që sintetizojnë klorofilin, ashtu edhe drita si faktor i ambientit të jashtëm. Në mungesë prej cilitdo prej këtyre faktorëve, klorofili nuk do të sintetizohet.
Gjenet mund të pësojnë ndërrime të caktuara, të cilat shënohen si mutacione. Ndonjëherë edhe pse ndodh mutacioni, radhitja dhe kuptimi i shifrës gjenetike nuk ndërrohet, me ç'rast nuk ndërrohet struktura e proteinës, përkatësisht nuk ndërrohet aktiviteti i saj biologjik. Mutacionet e tilla shënohen si të '''heshtura'''.
Pasardhësit nuk trashëgojnë nga prindërit fenotip të gatshëm, ata e fitojnë atë dhe gjatë zhvillimit të tyre e krijojnë atë fenotip. Prej kësaj rrjedh edhe ngjashmëria ndërmjet prindër-pasardhës, si dhe ndërmjet të gjithë individëve pjesëtarë të një lloji biologjik. Mirëpo, mes individëve të të njëjtit lloj ka edhe dallime në fenotip, si pasojë e kombinimit të veçorive (gjeneve) ekzistuese.
 
==Historia==