Dallime mes rishikimeve të "Jacob Grimm"

4 bytes added ,  12 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
v
Për shkak se Jakobi me ndihmën e vëllait të tij, [[Wilhelm Grimm|Vilhemit]] dhe [[Karl Lachmann|Karl Lahmanit]] bëri dhe zhvillojë në mënyrë sistematike sipas parimeve shkencore pikëpamjet e hershme të gjuhës gjermane, merret si themelues i filologjisë gjermane. Ai studiojë drejtësinë dhe më 1808 ishte i zënë në punë si bibliotekistë i mbretit Jerome. Ndërsa nga viti 1837 punonte si bibliotekistë i dytë në Kasel. Në vitin 1830, Jakobi jepte mësim si profesor në Gëtengen nga ku më 1837 si një nga ''Gëtengenët e shtatë'' i dëshpëruar u përjashtua nga enti. Nga viti 1841 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave në Berlin, ndërsa në vitin 1848 ishte delegat në parlamentin e Frankfurtit.
 
Xixat nxitëse më të rëndësishme për krijimtarinë e tij, Jakobi i mori nga ''Romantika e Hajdebergut''. Studimet e shumëllojshme të tij sillnin në qendër të vëmendjes dashurin për tregimet dhe gojëdhënat popullore vendase. Me të vëllanë Vilihemin, nxirren ''Përralla për fëmijë dhe shtëpi'', një përmbledhje tri pesëshe gjatë viteve 1812-1822 dhe ''Përralla gjermane'' po ashtu një përmbledhje në dy pjesë e krijuar gjatë viteve 1816-1818. ''Gramatika gjermane'' e tij, një përmbledhje prej katër pjesësh e botuar gjatë viteve 1819-1937 dhe ribotuar gjatë viteve 1870-1898, vuri themelet e shkencës së historisë së gjuhës gjermane. Ai i vuri në vëmendje, shtytjet vokalee zanoreve ndër gjuhë të cilat më parë i kishte përmendur danezi R. Rask dhe i bëri pjesë e studimeve të gjuhësisë. Jakobi përfundojë vijën e krijimtarisë së tij me përmbledhjen e ''Fjalorit Gjerman''.
==Shiko dhe këtë==
* [[Vëllezërit Grim]]