Krahina Autonome e Korçës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 5:
Ishte [[10 dhjetori]], i vitit [[1916]]. [[Lufta e Parë Botërore]] ose Lufta e Madhe, siç thuhej shpesh, ishte në zhvillim e sipër. Shqipëria ishte bërë shesh beteje, midis forcave ndërluftuese. Ushtritë italiane dhe franceze, kishin zënë Shqipërinë e Jugut, kurse ushtritë [[austro–hungareze]] e bullgare, Shqipërinë e Mesme. Në Korçë, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copëtimit dhe aneksimit të Shqipërisë së Jugut, nga shovinistët grekë, ishte i madh. Pikërisht në këtë periudhë kaq të vështirë, forcat patriotike ngritën popullin në këmbë, për t'i dalë zot vendit . Në krahinën e Korcës, vepronin çetat e Themistokli Gërmenjit dhe [[Sali Butkës]]. Gjithashtu patriotët, vecanërisht [[Themistokli Gërmenji]], duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korcë dhe në qarkun e saj, ngritën një komision, dhe në emër të popullsisë së krahinës, u kërkuan forcave franceze, largimin e grekëve nga Korca dhe ngritjen e një administrate shqiptare.
Kështu, autoritetet franceze të pushtimit, u ndodhën përballë një lëvizjeje të fuqishme patriotike shqiptare, që kërkonte me çdo kusht largimin e pushtuesve grekë, nga Korça. Francezët ishin të interesuar të shuanin “vatrat e zjarrit” dhe të kishin siguri e qetësi, në prapavijat e tyre. Për këtë arsye, komandanti francez i zonës së Korcës, koloneli [[Dekoen]], sipas udhëzimeve të komandës së Armatës së Lindjes, vendosi të largonte nga [[Korça]], venizelistët grekë dhe hyri në bisedime me udhëheqësit e lëvizjes shqiptare.
 
 
''' karin ma honkshi krejt'''<nowiki>Vendos tekst që nuk duhet të formatohet</nowiki>