Grupi i Adem Demaçit: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit Më 7 shkurt 1976 (pas shtatë ditë gjykimi) Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari …
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 mars 2009 13:22

Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit

Më 7 shkurt 1976 (pas shtatë ditë gjykimi) Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish Koçinaj (pikërisht i deleguar nga Mahmut Bakalli): me gjykatësit: Shefqet Bytyqi, Fehmi Gashi, Mileva Grujiqi dhe Hasan Berisha, me pjesëmarrjen e Nazmije Krasniqit si procesmbajtëse, në çështjen penale të ngritur nga prokurori publik Mr.Halil Kelmendi, në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së, në « emër të popullit » shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh.



(Nga aktgjykimi: P.nr.239/75, 7 shkurt 1976)

Në këtë proces kundër djalërisë atdhetare drejtpërdrejtë morën pjesë:

1. Fadil Hoxha, zyrtar i lart i LKJ-së 2. Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit të LKK-së 3. Mehmet Shoshi, sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës; 4. Hasan Mehmeti, kryeshef i Sigurimit shtetëror (UDB-së) në Prishtinë; 5. Nazmi Juniku, sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme; 6. Durak Jasharaj, gjykatës hetues; 7. Halil Kelmendi, prokuror publik; 8. Durmish Koçinaj, kryetar i trupit gjykues; 9. Shefqet Bytyqi, gjykatës; 10. Fehmi Gashi, gjyqtar porot; 11. Mileva Grujiqi, gjyqtare porot; 12. Hasan Berisha, gjyqtar porot; 13. Nazmije Krasniqi, procesmbajtëse në gjykim; 14. Fahredin Gunga, kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës; 15. Ali Olloni, gazetar i ”Zërit të rinisë” 16. Isak Hasani, gazetar i “Rilindjes”

Cilët udbashë morën pjesë në torturimin e intelektualëve patriotë?!

Hetimet torturuese në këtë proces të montuar politik i kanë kryer këta udbashë: 1. Jusuf Karakushi 2. Pavle Jelisaviq 3. Mehmet Haskaj 4. Ibush Kllokoqi 5. Drago Dragojeviq 6. Muharrem Dana 7. Sllobodan Mijoviq 8. Asllan Sllamniku 9. Shefqet Hashani 10. Bafti Jakupi, 11. Svetisllav Dollasheviqi 12. Zenun Shala 13. Naip Hoxha 14. Refik Tashi 15. Metush Sadiku 16. Zejnullah Shala 17. Hasan Mehmeti 18. Shefqet Obria 19. Faik Nura 20. Rajko Çalloviqi 21. Metë Kuqi 22. Ramçe nga Prizreni ....etj


Përpara ekzekutimit të denimit në gjykatë, Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli i bënë gjyqin politik Adem Demaçit me shokë!

Para se të nis gjykimi, fillimisht atdhetarëve në krye me Adem Demaçin i bëhet një gjyq politik.

- Fadil Hoxha - ish-zyrtar i lartë i LKJ-së, pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarëve të tjerë, do të deklarojë:”...Sa pretendentë e të pafytyrë! Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh,Veç për të keq e hajni”. (Rilindja, 23.12.1975, fq.5)


- Ndërkaq Mahmut Bakalli - kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LKJ-së, në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976, thotë:

”Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njejta. Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste - fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist. (...) Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shembullore”. (Rilindja, 14 janar 1976)