[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Mig (diskuto | kontribute)
No edit summary
 
Mig (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 18:
 
Sarina ka një afat shumë të shkurt të përdorimit, pasi që ajo humb efektin e saj pas një deponimi prej disa javësh apo disa muajve. Afati mund të shkurtohet edhe më shumë nëse substancat që përdoren për prodhimin e saj posedojnë papastërti të shkaktuara nga substanca tjera të shtuara.
 
== Ndikimi ==
 
Si edhe helmet tjera nervore sarina sulmon [[sistemi nervor|sistemin nervor]] të organizmit të gjallë.
 
Sarina mund të merret në trup nëpërmes të [[lëkura|lëkurës]] dhe [[frymëmarrja|frymëmarrjes]]. Vetëm një mbrojtje e tërësishme e trupit mundet të pengoj marrjen e saj në organizëm. Në trup kjo substancë e bllokon enzimën acetik-kolin-esterazë në sinapsat e sistemit nervor parasimpatik vegjetativ. Kështu vije te rritja e transmetuesit nervor acetilkolinës në sinapsë dhe kështu te një nxitje e përhershme e parasimpatikus.
 
== Simptomat ==
 
Ndikimi dhe simptomat janë të ngjashme me helmet tjera luftarake : tabun, soman dhe VX, por edhe me helmimet me insekticide të ndryshme si me paration (E605).
 
Varësisht nga doza e helmimit vije te këto simptoma:
 
*Dhembje të syve, pengesa në pamje, ngushtim të pupilës së syrit
*Pengesa në frymëmarrje dhe ngushtim në gjoks
*Rrjedhje e hundëve,
*Rritje e pështymës
*Rrjedhje e gjakut nga goja dhe hundët
*Vjellje, jashtëqitje e pakontrolluar
*Ngërç dhe tkurrje e muskujve
*Ngritje e temperaturës së trupit
*Humbje kontrolle mbi funksionet e trupit si urinimi, jashtëqitja
*Djersitje e shtuar
*Pengesa në gjumë dhe ëndrra të këqija
*Ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës
*Humbje e kujtesës dhe vetëdijes
*Paralizim i trupit
*Koma
*Ndalimi i plotë i frymëmarrjes
*Vdekja
 
Shumë nga simptomat e larta nëse mbijetohet helmimi mund të mbesin përherë!
 
== Metodat e mbrojtjes dhe [[antidoti]] ==