Lluka e Epërme: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Llukë e epërme u zhvendos tek Llukë e Epërme. Arsyja
Tim (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Llukë e Epërm''' fshat i Dukagjinit të Kosovës, i komunës së Deçanit.
 
 
Sado që ky fshat është ndër fshatrat më të vjetra në Dukagjin, për te është shkruar shumë pak. Në veçanti, edhe kur është shkruar, gjithmonë është përmendur në lidhshmëri me Verrat e Llukës si një vend historik dhe i njohur. Mirëpo, shikuar në bazë të dokumenteve dhe historisë që ka ky fshat, ka mundur të bëhen kërkime studimore shumë më serioz se sa ato shkrime rasti që janë bërë gjer sot. Ndryshe, duke u mbështetur nga disa të dhëna, qofshin ato të dhëna studimore nga antroponimia, toponimia dhe etnografia del se shumë pak dihet për Llukën, për lashtësinë e saj dhe për rrënjën e fjalës Llukë.
 
Edhe konstatimi se, ka pak të dhëna të botuara për këtë fshat, na detyron t´u referohemi atyre pak shënimeve që i kemi hasur nëpër studime të ndryshme të toponimisë, onomastikës, historisë dhe trashëgimisë gojore mbetura nga shumë kujtime dhe rrëfimeve të pleqve po nga ky fshat.
 
 
 
== Historia ==
 
 
Për Që në fillim thamë se nuk kemi të dhëna të botuara dhe të sistematizuara për lashtësinë e Llukës së Epërm, gjithashtu nuk ekziston ndonjë studim i botuar nga aspekti shkencor, që do të mund të shfrytëzonim për të gjetur fillimet e këtij fshati. Studimet e ndryshme që janë shkruar për Kosovën, Dukagjinin dhe në veçanti për Deçanin, na lejojnë që duke i bërë disa krahasime kohësh, të vendosim sado pak për lashtësinë e Llukës së Epërm. Mungesa e studimeve dhe zbulimeve arkeologjike, jo vetëm në Llukën e Epërm, por edhe në territorin e Deçanit në përgjithësi, e kanë pamundësuar studimin e këtij lokaliteti filluar nga prehistoria.
 
== Toponimet ==
Toponimet; Arat e Zefit apo Kisha e Zefit në Llukë të Epërm; Lluga e Zymit afër Llukës, Vorri i Kolës mes Llukës-Belegut dhe Carrabregut, pastaj vetë emërtimi i fshatit Llukë e Epërm, tregojnë se ky lokalitet është shumë i lashtë, që nga Iliria e këndej.
 
Ndërsa siç janë interesante për shkencën e arkeologjisë themelet ose gjurmët që datojnë nga shekulli 12-13, për Deçanin me rrethinë, gërmimet dhe punimet në të majtë, mbi rrugën që shkon nga gryka aty të Manastiri i Deçanit, ku janë themelet e vjetra të një objekti kulti apo të një kishe të vjetër shqiptare, ashtu janë në favor të arkeologjisë edhe punimet në trekëndëshin Llukë e Epërm, Beleg dhe Carrabregu për të gjetur themelet e kishës se Zefit në Llukë, kishës se Belegut në Beleg. Edhe Varri i Kolës, duhet të jetë shumë i vjetër. Gojëdhëna tregon se, nga Varri i Kolës, në krye të Belgut, ku edhe ka mundur të ishte Kisha, e gjer në fund të fshatit, dikur macja ka kërcye nga çatia në çati, sepse fshati ishte i dendur më shtëpi.
Line 26 ⟶ 21:
Me sa dihet, dokumentet e para, të botuara, në të cilat përmenden disa fshatra të Deçanit, janë të vjetra dhe datojnë nga gjysma e parë e shekullit XIV. Në një dokument të këtillë, që quhej Krisobulë, del se Deçani me rrethinë (Feudi i Manastirit të Deçanit) ishte me tepër vend bujqësor dhe blegtoral. Gjithashtu, nga Krisobulat e Deçanit, në aspektin e antroponimisë, toponimeve dhe të shtrirjes regjionale, del se në atë kohë gjendeshin edhe këto fshatra me këtë numër të shtëpive; Lluka e Epërm, sipas regjistrit të dytë kishte 21 shtëpi; Belegu, lagje e Deçanit, tani fshat kishte 11 shtëpi; Carrabregu kishte 18 shtëi; Prapaqani, kishte 52 shtëpi; Strellci, kishte 60 shtëpi; Lëbusha, sipas regjistrimit të parë dhe të dytë kishte 9 shtëpi; Bohoriqi, paralarje e Strellcit, kishte 24 shtëpi; Rastavica, sipas regjistrimit të dytë kishte 34 shtëpi : Isniqi, në regjistrimin e parë 20 shtëpi, në të dytin 37 shtëpi; Prilepi, kishte 25 shtëpi,
 
-Prokolluku, 18 shtëpi; Gramaqeli, 90 shtëpi; Lloqani kishte 63 shtëpi; Irzniqi, 38 shtëpi,...( Dr. Selim Dacaj, feudi i Manastirit të Deçanit, studim, Buletini i Fakultetit Filozofik, XXII-1992, Prishtinë)
 
“Ashtu siç na del edhe te krisobulat, sipas të cilave në pronë të manastirit hyn edhe Altini, gati dy shekuj më vonë situata ë këto katunde është e ngjashme: Popullsia e fshatrave të përfshira në ziametin e Altun-ilisë ka qenë në pjesën dërmuese shqiptare. Në shumicën e fshatrave banorët janë pothuajse krejtësisht shqiptarë, gjë që kuptohet nga fakti se ata mbajnë emra tipikë shqiptarë,...” (Selami Pulaha, “Nahija e Altun-ilisë dhe popullsia e saj në fund të shekullit XV, në “Gjurmime albanologjike”, seria e shkencave historike 1/1971, Prishtinë 1972, f.193-272.)
Line 40 ⟶ 35:
Si në Krisobulat e Kishës së Deçanit të shekullit XIV, ashtu edhe sipas statistikave mbi përbërjen e popullsisë së Kosovës, që i përkasin vitit 1918-1919 (të dhënat e Komitetit të Kosovës), nga të dhënat për Deçanin gjejmë se: Lluka e Epërm kishte 39 familje shqiptare, asnjë familje serbe apo malazeze, me 782 banorë, një xhami, një dyqan. Këtu si dukët shënuesi qëllimisht apo përkthyesi i atij dokumenti thotë se në Llukë të Epërm kishte xhami, e faktikisht ajo ishte një mejtep, që për kohën kryente funksionin e një shkolle.
 
Nëpër periudhat kohore të historisë, me gjithë lëvizjet e pushtuesve, në Llukë të Epërm nuk kanë mundur të vendosen as sllavet e as nomadet tjerë, çka kjo nuk është aq e qëndrueshme për fshatrat tjera për rreth. Gjatë kolonizimit të vitit 1924-1938, edhe në ketë fshat kishte pretendime të vendosen katër familje serbe-malazeze në Llukë. Bile, ishte caktuar vendi për ndërtimin e shtëpive pikërisht aty tek Verrat e Llukës, por kjo nuk ndodhi.
 
 
2. Emërtimi i fshatit Lluka e Epërm
 
2.== Emërtimi i fshatit Lluka e Epërm ==
Fshatrat që i gjetën pushtuesit sllavë ose serbë në territorin e Deçanit, ishin në themel të shqiptarëve. Çdo emërtim i objekteve fetare, tempujve, kulteve shpirtërore si dhe urbanistika e fshatrave, i ka përballuar kohës, sado që herë–herë edhe ka pësuar ndryshime gjatë sundimit romak, bizantin. Mirëpo edhe kur erdhën serbet dhe i uzurpuan dhe i deklaruan për të vetat, në thellësi këtu gjithçka mbeti shqiptare. Ky uzurpim nga ana e serbëve ndodhi sidomos pas islamizimit të shqiptarëve krishterë.
 
Line 73 ⟶ 65:
 
Mendimet e tilla pseudo shkencore dhe qëllim këqija nuk qëndrojnë, andaj edhe pretendimet se me çdo kusht duhet ndryshuar emrin e fshatit Llukë e Epërm, në një emër shqip, janë jo serioze.
 
 
[[Kategoria:Fshatra në Kosovë]]