Komuna e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 21:
'''{{PAGENAME}}''' ndodhet në pjesën veriore të Kosovës.Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 105.000 banorë, nga të cilët mbi 90% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfsshira 67 fshatra. Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë Lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej teritorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël: Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë.Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatëmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në vetë qytetin e Vushtrrisë si:Ura e gurit, Hamami i qytetit, Kështjella(Kalaja)e Vushtrrisë,Ceshmja e qytetit,Xhamitë disa shekullore,Shtëpitë e vjetra,Rrugët me kalldrëm,Varrezat muslimane,etj...<ref>
 
'''Këtë parathënie për Komunën e Vushtrrisë e shkroi Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë. Autori është Prof i Letërsisë shqipe dhe gazetar nga Vushtrria). E-mail:dini_hi@hotmail.com</ref>'''
 
== Historia ==
Rreshti 66:
Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm: në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës , kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nënsipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli.Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.
 
Papunësia dhe punësimi i pjesëshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët.<ref>Marrë nga Interneti:Hajdin Islami, Vushtrri-Kosovë (Autori është gazetar nga Vushtrria).</ref>
 
== Demografia ==
 
==Kultura==
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77. 284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34. 049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43. 235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti. Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libtra dhe inventari kanë qenë zhdukur. Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Për këtë ndër të tjera përkujdeset edhe shoqëria "Vicianum" e cila ka hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre nxënsit e kësaj shkolle i prezentojnë në festivalet dhe gara të orgaizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti. Po ashtu në qyetetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, pastaj Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria"Çeshme", pastaj ansambli nga Shtruhera"Bahri Kuqi",dhe disa shoqëria tjera nga qyteti i Vushtrrisë. Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë. Ky manifestim është mbarëkombëtarë dhe në të marrin pjesë poeteshat më të njohura shqiptare nga:Kosova,Shqipëria,Maqedonia,Malii Zi,Lugina e Preshevës dhe nga diaspora. Kurse disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që posedojnë vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës janë: Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme si edhe shumë objekte tjera banim si edhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.<ref>E përgatiti:Hajdin ISLAMI,Vushtrri-Kosovë (Autori është gazetar nga Vushtrria).</ref>
 
== Politika ==