Besnik Maroca: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 16:
 
== [[Ditari i Besnikut ]] ==
 
 
 
 
 
E merkurë, 10 tetor 1997
Sot ne kete fillim tetori, studentët bënë protesta te medha ne kryeqytet, me zë te fuqishem kerkuan lirimin e objekteve shkollore e universitare te uzurpuara nga okupatori, por... Serbi nuk e kupton gjuhën e paqes, e lufta e vërtetë veç sa nuk ka shperthyer, ajo do të jetë e pëegjakshme , sigurisht por ndryshe kta kurr s’do të mund t’i heqim...
 
E diele, 1 mars 1998
O Zot, TVSH-ja sjell lajme te zeza. Në Drenicë vetem 100 KM larg nga këtu, behet lufte e tmerrshme.Ushtria dhe policia serbe jan sulur si te çmendura mbi populin duarthatë. Dhjetera te vrarë dhe shume fish te plagosur, gjaku ka shkuar lumë. Neser ne Pr do te kete protesta masive. Ngase edhe revolta do te kulmoj me kryengritje te vertetë.
 
E hënë, 2 mars 1998
Sot, gjith ditën kemi pritur si ne ankth, Ngado që sillesha nuk shihja asgje pos fytyrave te zymta njerezish. Ne mbremje TVSH-ja dha skena te llahtarshme te dhunes se Policise mbi protestuesit.Merret vesh per nje te vrarë dhe per 150 te plagosur!!!
 
E premte 6 mars 1998
Pardje jan varosur 24 viktima te terrorit serb, ndersa dje dhe sot panderprere jan bombarduar 24 fshatra te Drenicës, lajme te hidhura tregojne se jan?7 masakruar familje te tera, jan rrafshuar me toke katundet dhe kudo ka vetem kufoma,m zjarr dhe gërmadha.
 
 
Pjese nga ditari i deshmorit Besnik Maroca