Ndryshimi mes inspektimeve të "Isa Kastrati"

4.662 bytes added ,  10 vjet më parë
v
“Për atdheun kurr nuk duhet kujtuar se është derdhur tepër gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria e atdheut ia kalon çdo dashurie tjetër”.
 
== [[shihShih edhe këtë]] ==
'''Rënia heroike e dëshmorëve [[Isa Kastrati]], Sokol Sopi dhe Afrim Vitia'''
 
Në njërën nga ofenzivat me 18 prill 1999 në Gollap në përleshje me forcat ushtarake e policore armike, bëhet ndeshja frontale e tyre me Brigadën 153 te [[UÇK]]-së, Zhvillohet një luftë e ashpër, Brigada udhehiqej nga Komandant [[Adem Shehu]] nga [[Shqipëria] dhe krahu i djathtë i tij komandanti për moral dhe politikë i shëndritshmi Isa Kastrati.
 
Në vije të parë me shumë shokë bashkëluftëtarë ishte edhe Isë Kelmendi, pak me larg edhe [[Sokol Sopi]], [[Afrim Vitia]] e shumë bashkëluftëtarë të tjerë, Isë Kelmendi lidhur me betejën në fjalë thotë:
 
'' „Dy ditë luftuam pa ndërprerë me Isa Kastratin dhe bashkeluftetaret e tjerë në vijen e pare të frontit por të madhit Isa Kastratit as çerpiku i syrit s’i luante e me nje heroizem te pashoq qendroj si një burrë që nuk dinte kurr mpapa të shkonte, zëri dhe fjala i kumbonin deri në qiell bashk me krismat, morali i tij i pazëvendësueshëm dhe tregonte kjartë se Liria e Kosovës kishte marrë rrugën që Isa Kastrati e kishte kërkuar plot një jetë”.''
 
Në mbrëmjen e së martes së 20 Prillit 1999, në frontin e Vitisë në Marec u plagosën rëndë Sokol Sopi e Afrim Vitia, me një urgjencë u tërhoqën nga vija e frontit dhe u sollën në shtëpinë e Bajram Vitisë, të nesërmen në mëngjesin e të mërkurës me 21 Prill 1999 nën breshërinë e fuqishme të granatave çetnike i tërhjek Isa Kastrati dy të plagosurit në spitalin e improvizuar të "Skifterave”në Zllash, ishin nën përkujdesje të Doktoreshësh [[Teuta Hadri]] deri në orët e pasditës por në mungesë të mjeteve Doktoresha nuk mundi të bente më shumë dhe për të shpëtuar ata duhej dërguar në [[Llap]] në spital ushtarak.
 
Mblodhi fuqinë dhe lëshon zërin nën dhimbjen e hidhur të plagëve [[Sokol Sopi]]: ''vetëm me Bacën Isë do ta mirrja këtë rrugë'', kështu shprehet edhe Afrim Vitia duke iu drejtuar Isa Kastratit me një buzëqeshje: “Do të na dërgosh baca Isë”?
 
*“Është fjalë kjo Sokol” sikur me nguti ia kthen Isa,
*“Qysh mos t’i qoj Baca trimat e vet…
*''Për ju do tja mësyja madje edhe vet zjarrit vetëm e vetëm mos të harroni se shpejt do të ju mbyllen plagët e tevona do të ktheheni e do e largojmë këtë bishë sllave nga çdo pllëmbë e Kosovës sonë, na pret edhe dasma e Afrimit ku baca Isë do të kërcej në valle nga toka në qiell, e shihni se si do të vallëzoj Isë Kastrati!!! A po Afrim?
Por ti je më i vogël, njëherë do ta martojmë Sokolin e ky besa është edhe vëlla i 6-të motrave,''...
 
Ishin kta zërat e krenarisë së maleve tona dhe vendoset që në mbrëmje të nisen për në LLAP.
 
Me 21 prill 1999 para mbrëmjes nisen dy (2) xhipa dhe një kombi me ushtarë të plagosur, në xhipin që e drejtonte Isa Kastrati ishin dy ushtarët e plagosur Sokol Sopi dhe Afrim Vitia.
 
Gjatë udhëtimit dhe rrugës tejet të dëmtuar si pasojë kombi ngelë në baltë me çrast xhipi i dytë fillon tërhekjen e tij, gjendja shëndetsore e dy të plagosurve Sokol Sopi dhe Afrimi Vitia po keqësohej dhe Isa Kastrati vazhdon rrugën dhe papritur bëhet një ngatërrim i rrugës në një kryqëzore dhe se në vend që të merrte drejtimin e Prapashticës, niset kah „bullajt“ lagje në Marec dhe si pasojë bie në pritë të forcave ushtarake çetniko-serbe.
 
Pas alarmimit të forcave armike me të shtëna, Isa Kastrati ia del që t’i nxjerr nga xhipi dy të plagosurit për t'i bartur në një largësi dhe kthehet për të vazhduar luftën me forcat çetnike.
 
Bazuar në deklaratat e fshatarëve të lagjës aty ishte bërë luftë heroike dhe shumë e rreptë, luftë tejet e pabarabartë ngase Isa Kastrati ishte vetëm. Zhvillonte luftë ballore dhe në afërsi deri në 10 m, në saje të gjurmeve, ishte dëshmija se kishin mbetur 5 policë të vrarë.
 
Isa Kastrati bie heroikisht ndërsa më pastaj vriten edhe dy të plagosurit, Afrim Vitia dhe Sokol Sopi, nga resistenca dhe humbjet që bishat çetnike psuan në këtë luftë me Isa Kastratin, sikur s’i besonin as armëve të veta dhe në trupin e pajetë të Isës në shenjë revolte dhe dëshprimi kishin shti breshëri plumbash ndërkaq në kokë ishte i goditur edhe me Kazmë. Ra për të mos vdekur kurr. Rënja e Isa Kastratit ishte humbje e madhe për UÇK_në, dhe mbarë Kosovën që e deshti më shumë se çdo gjë në jeten e tij.
 
Në betejën e Marecit kanë rënë heroikisht edhe shumë dëshmorë tjerë si [[Besnik Maroca]],[[Musli Imeri]], Ibrahim Oruqi,Bahtir Jahiri e të tjerë.
 
== Burimi i të dhënave ==