[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
*Bilall Syla ka lindur më 14 mars 1965 në fshatin Gerbavc të komunës së Medvegjës.
*Në vitin 1973 familja e tij shpërngulet në Prishtinë dhe Bilalli aty do ta kryen shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm.
 
*Ndonëse kishte interesim të madh për artin ushtarak,në vitet 1980-1988 në Beograd e kryen gjimnazin dhe akademinë ushtarake.Nga viti 1988 deri në vitin 1991 shërbeu në Vërrnik të Sllovenisë në brigadën tankiste,ndërsa pas shpërthimit të konfliktit në Slloveni,më 16 gusht 1991 dezerton nga APJ-ja dhe kthehet në Kosovë.
 
*Nga vjeshta e vitit 1991 deri ne vitin 1993 si ushtarak merrë pjesë në përgatitjen teorike dhe ushtarake të të rinjëve për luftë. Në shtator të vitit 1993 arrestohet nga UDB-a serbe dhe pas dhjetë muajve “lirohet “nga burgu,por jo edhe nga akuza. Për të mos rënë sërish në duart e UDB-ës,z.Syla largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani.Atje bjen në kontakt me veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe fillimisht do të angazhohet në grumbullimin e mjeteve financiare për Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
*Në mars të vitit 1999 edhe fizikisht do t´i bashkohet radhëve të UÇK-së.Merrë pjesë aktivisht në stërvitjen e vullnetarëve të rinj që vinin nga diaspora,ndërsa në maj-qershor 1999 si komandant Brigade, përfshihet në operacionin ”Shigjeta” të përgatitur nga SHP i UÇK-së.