Komuna e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 33:
Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915 - 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro - Hungaria. Në Luftën II Botërore (1941- 1945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Më 21 nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave, kundër së cilës ishte e tërë popullata e saj.
 
Në mars 1989, dhuna shatetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Sërish, kundër kësaj dhune u ngrit e tërë popullata, e cila rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës kundër kësaj dhune shtetërore dhe gjenocidi, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO - së, (Mars - Qershor 1999) e cila i dha fund kësaj gjendje. Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-së hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999.<ref>Nga Interneti: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë.</ref>
 
== Gjeografia ==
Rreshti 63:
Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm: në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës , kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nënsipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli.Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.
 
Papunësia dhe punësimi i pjesëshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët.<ref>Marrë nga Interneti:Hajdin Islami, Vushtrri-Kosovë.</ref>
 
== Demografia ==