[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Kostaq Cipo''' lindi në Elbasan më [[14 janar]] të vitit [[1892]]; vdiq në vitin [[1952]], ishte veprimtar i arsimit dhe lëvrues i gjuhës shqipe, autor i veprave shkencore: "[[Gramatika e gjuhës shqipe]]", "[[Sintaksa 1 dhe 2]]", etj.
Kostaq Cipo (1882-1952)
 
Ishte veprimtar i shquar i arsimit shqiptar dhe lëvrues i dalluar i gjuhësisë shqiptare. Studimet e larta për filologji i kreu me sukses në Universitetin e Romës. Në vitet 1921-1939 punoi si mësues i gjuhës dhe i letërsisë në shkollat e ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në Liceun e Korçës. Gjatë pushtimit fashist u internua dy vjet në Itali si antifashist. Në vitet 1945-1946 ushtroi detyrën e ministrit të arsimit e pastaj, deri në fundin e parakohshëm, në vitin 1952, iu kushtua tërësisht arsimit të lartë dhe shkencës gjuhësore shqiptare, duke zhvilluar një veprimtari të dendur pedagogjike e studimore në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (e para shkollë e lartë në Shqipëri) dhe në Institutin e Shkencave si anëtar i tij.
 
Hartoi tekstet e fonetikës e të morfologjisë së shqipes së sotme dhe historike, ndër veprat e para shkencore në këto fusha. Qe bashkautor dhe drejtues i hartimit të „Fjalori i gjuhës shqipe“, 1954. Me kolegët A .Xhuvani dhe E .Çabej, punoi për hartimin e udhëzuesit të ri drejtshkrimor të gjuhës shqipe (1948-1950) dhe për njësimin e terminologjisë kryesore të përdorur në tekstet shkollore. Ka hartuar një gramatikë të shqipes në dy vëllime (Fonetikë e morfologji dhe sintaksë, 1952), të vlerësuara me Çmimin e Republikës. Një vend të veçantë zënë shkrimet e tij në lidhje me fjalët e përbëra të shqipes, botuar në „Buletin për Shkencat Shoqërore“ të Institutit të Shkencave (1952-1957). Është nderuar me titullin e lartë „Mësues i Popullit“.
 
Mahir Domi, „Fjalor Enciklopedik Shqiptar“, 1985
 
E përgatiti: Agim SPAHIU
 
{{biografi-cung}}
Line 6 ⟶ 15:
[[Kategori:Lindje 1892]]
[[Kategori:Vdekje 1952]]
Albanologe Te Shquar- Kostaq Cipo
 
__________________