[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lindja e mitit të vampirit
exit copyvio of http://www.botasot.info/home.php?category=40&id=13422
Rreshti 1:
Fjala '''Mit''' rrjedh nga fjala [[Gjuha greke|greke]] ''mythos'' (μύθος), që do të thotë "tregim".
 
==Përdorimi akademik==
Lindja e mitit të vampirit Të kërkosh origjinën e mitit të vampirit është një ndërmarrje pothuajse e pamundur, përsa njihet universalisht, megjithëse me emra dhe karakteristika të ndryshme Edhe të sqarosh etimologjinë e fjalës "vampir" nuk është e lehtë. Hipoteza më e mundshme është se derivon nga hungarezçja "vàmpir", një fjalë me origjinë sllave që gjendet në të njëjtën formë në rusisht, polonisht, çekisht, serbisht dhe bullgarisht. Në formën e tij "vampir" (rusishtojugore "upuir", formë arkaike "upir") është konfrontuar me lituanishten "wempti" = të pish. Janë gjetur edhe afërsi me rrënjën indoariane "ud" apo "wod", nga derivojnë greqishtja "udor" dhe serbokroatishtja "voda", domethënë ujë. Fjalët "delfin" dhe "uterus" kanë të njëjtën etimë. Në Greqi, termi aktualisht në përdorim për të treguar vampirin është "brukòlakas", që mund të transformohet si "vrykolakas", me origjinë sllave. Fjala sllovene "volkodlak" do të ishte në fakt ekuivalenti i anglishtes werewolf. Gjuha e vetme në të cilën kjo fjalë asociohet me vampirin është serbishtja, për faktin që populli sllav (dhe sidomos serbët) beson se një njeri që ka qenë në jetë njeri ujk, pas vdekjes mund të bëhet vampir.
Në fushat akademike si [[Mitologjia|mitologji]], [[Mitografia|mitografi]], apo [[Folkloristika|folkloristikë]], miti është [[Tregimi|tregim]] i cili përmban [[Simboli|simbole]] të cilat zakonisht kanë shumë kuptime. Miti në kulturat e caktuara zakonisht trajton çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e botës apo se si bota dhe krijesat e saj erdhën në ekzistencë. Qeniet mitike aktive zakonisht janë perënditë dhe perëndeshat, heronjtë dhe heroinat, apo kafshët. Shumica e miteve merren se kanë ekzistuar në të kaluarën e pafund, para fillimit të numërimit të kohës.
 
Miti konsiderohet tregim i shenjtë për shkak se ai përmban rëndësi spirituale apo [[Religjioni|religjioze]] për atë që e tregon, si dhe kontribon dhe shpreh sistemet e mendimeve dhe të vlerave. Përdorimi i termit nga studiuesit nuk implikon as të vërtetën e as jo-të-vërtetën e tregimit. Sidoqoftë, në kulturat përkatëse nga vjen miti, ai merret si "[[E vërteta|i vërtetë]]", për shkak se ai përmban bindjet, konceptet dhe mënyrat e pyetjeve dhe kuptimit të botës.
Në kuadrin e mitologjisë klasike, të shumta janë historitë që tashmë në njëfarë mënyre i paraprinin traditës së vampirizmit. Për shembull, në Greqi besohej tep Empusi, lloj shtrigash apo divash, me pamje tani të frikshëm tani të bukur, që jetonin në pyje apo shpella nga ku dilnin vetëm natën në kërkim të mishit të njeriut apo të gjakut të foshnjeve. Libia, Siria dhe Thesalia qenë vendet e preferuara të Lamieve, kafshë me fytyrë gruaje që tërhiqnin burrat duke u shfaqur vetëm nga beli e lart. Tregohej se sapo i afrohej një burrë, ato e gllabëronin. Lamia është për t'u rilidhur me një djall femëror shpesh të kujtuar tek Talmud dhe e quajtur Lilith. Ajo vepron sidomos natën dhe zhduket në agim, kurth preferencial për fëmijët, por nuk përton që të tërheqë burrat kur flenë. Ky mit përhapet edhe në Romën e lashtë, ku pati më shumë fat besimi tek Striges-at, gra të moshuara dhe dashakeqëse, të afta që të shndërroheshin në zogj të egjër, që thithnin gjakun e foshnjeve dhe fëmijëve. Besimi tek Striges-at penetroi lehtësisht edhe në vendet sllave, në Daki e në Greqi, në vijim të ekspansionit romak në këto territore. Për shembull, pranë popullit rumun Strigoica është një shpirt i keq që me formën e zogut - vampir pi gjak njerëzor. Për sa të ngjashëm dhe me lidhje fisnore me vampirët, Striges-at duhet të konsiderohen si të ndryshme. Në fakt, vampiri është trupi i ringjallur i një personi të vdekur, ndërsa Striges-at janë qënie të gjalla që mund të marrin formën e zogut të egër.
 
Edhe pse miti i vampirit njihet në të gjithë Europën, qenë sidomos vendet e Lindjes, në pjesën më të madhe sllavë, që i dhanë kredit më të madh këtyre supersticioneve. Midis këtyre popujve ishte shumë i përhapur koncepti i trupit të pavarur nga shpirti. Edhe gjatë jetës, shpirti përkohësisht mund të shkëputej nga njeriu (për shembull gjatë gjumit) dhe të penetrojë në objekte të pashpirt, bimë, kafshë apo persona të tjerë. Veç të tjerash, ishte zakon i përhapur që të vendoseshin në varre ushqime apo pije, për të lehtësuar kështu situatën e trishtuar e të vdekurit dhe për ta shpëtuar të gjallin nga kërcënimi që ky i fundit mund të përbëjë.
 
Kështu, nëqoftëse miti i vampirit gjeti terren pjellor në frikën e një rikthimi të pazakonshëm të vdekjes, megjithatë ekzistojnë arsye të tjera që shpjegojnë sesi vallë ky mit është kaq i rrënjosur tek popujt sllavë: nga njëra anë, shfaqja e papritur e ciganëve në Europën Lindore; nga ana tjetër impakti me doktrinat e bogomilëve. Së fundi, shtohen epidemitë dhe zitë e bukës të stërzgjatura që shpesh i masakruan këto zona. Tashmë është sqaruar se vendlindja e ciganëve është India veriore. Në fakt, ata janë për t'u lidhur me një degë të kastës së ulët të hierarkisë indiane (pari jashtë kaste), që për arsye akoma jo shumë të qarta (ndoshta zi buke të rënda apo revolucione të brendshme) e braktisi truallin e vet për t'u shtyrë drejt Perëndimit. Ekspansioni i parë masiv në Europë i ciganëve datohet në fillimet e shekullit XV. Qendër e tij duket të ketë qenë fillimish Vllahia dhe Moravia, më pas rajonet danubiano - karpatase dhe nga këtu, me shumë seri, e gjithë Europa. Për atë që ka të bëjë me mitin e vampirit, është për t'u përjashtuar që ai pësoi një ringjallje për faj të drejtpërdrejtë të ciganëve, por më shumë prej përgjegjësisë së popullsive rezidente mikpritëse. Në fakt, nga njëra anë ciganët kërkonin që të mos i trazonin shumë ata që i mirëprisnin, duke u deklaruar kristianë dhe duke atribuar origjina mitike, nga ana tjetër preokupoheshin edhe që të tregoheshin bartës fuqish të mbinatyrshme, duke u rrethuar me një farë aureole prestigji dhe misteri. Logjikisht, një qëndrim i tillë mund të rezultonte i rrezikshëm. Në fakt, menjëherë sapo ndodhnin episode, shkaqet e të cilëve qenë të panjohur (epidemi apo zi buke të rënda të shoqëruara me fenomene kanibalizmi), koka e turkut ishte një hap larg. Cigani, origjina e panjohur dhe praktikat misterioze të të cilit e bënin outsider par excellance, ngjallte frikë, siç gjithçka që është ndryshe. Duke mos ua njohur besimet fetare, mitet dhe supersticionet, popullsitë rezidenciale nuk mund të bënin gjë tjetër veçse t'ia shpiknin, duke ia errësuar aspekte të caktuara tragjike të pasurisë së tyre kulturore dhe t'ia ngjisnin ciganit. Ja kështu që ky i fundit bëhej një shtrigan i rrezikshëm, i përkushtuar ndaj praktikash të turpshme (kanibalizëm, vampirizëm, likantropi).
 
Sekti kristian i bogomilëve refuzonte gjithçka që ishte materiale, për sa vepër e Djallit, ndërsa Zotit i ishte atribuar krijimi i gjithçkaje që ishte shpirtërore. Ama nuk bëhej fjalë për dy forca antietike dhe autonome, përsa Djalli konsiderohej djali i madh i Zotit, që duke u rebeluar ndaj vullnetit të të jatit, përzihet nga ky i fundit. Bogomilët refuzonin Dhiatën e Vjetër dhe ortodoksinë kristiane, të kapur sipas tyre pas praktikash dhe ceremonish të lidhura me materien dhe, për pasojë, krijesa të këqia të Djallit. Akoma më shumë, ata qenë krejtësisht indiferentë ndaj pushtetit laik. Refuzimi i aurotitetit tokësor i bëri shumë aderues që të praktikojnë një asketizëm të ngurtë dhe të dënojnë çdo formë bashkimi fizik, sidomos nëqoftëse kanalizohej në martesë dhe drejtohej nga shtimi. Bogomilët qenë me prejardhje nga Sira dhe Armenia. Në pragun e shekullit IX u shtynë drejt Bullgarisë nga ku, të mbrojtur nga Perandori Pjetër, mundën ta shtrinin predikimin e tyre në të gjithë territorin. Duke qenë se Kostandinopoja e kish nënshtruar Bullgarinë në vitin 1019, bogomilët morrën një pozicion armiqësor ndaj klerit zyrtar bullgar, i cili sipas tyre imitonte në mënyrë të keqe salltanetin bizantin. Është e ligjshme të mendohet që midis popullit bullgar të mos mungonin ndjekësit, që me entuziazëm punuan që ta ndihmonin sektin, deri sa ta bënin të merrte një karakter kombëtar, i rrezikshëm për pushtetin laik dhe klerin e atëhershëm. Nga këtu persekutimet sistematike të tyre, të zgjatura deri në fillimet e shekullit XV, domethënë deri kur Bullgaria rifitoi autonominë e saj. Megjithatë, patën kohë që të përhapeshin, përveçse në vende të tjera sllave (Serbi, Bosnje, Dalmaci), edhe në Itali, Francë, Gjermani dhe Angli. Qysh gjatë persekutimeve filluan që të krijohen në kuadër të sektit pozicione gjithnjë e më antiklerikale. Kush nuk bindej tentonte që ta orientonte kultin e tij drejt Djallit, i shtyrë nga urrejtja ndaj persekutuesve të tij. Por këta shkelës nuk qenë sigurisht pranuesit fillestarë të doktrinave: përkundrazi, bëhej fjalë për skllavin e trishtuar që ishte bërë pjesë e sektit me shpresën që të dilte nga një situatë poshtrimi e vuajtjeje dhe që tani ndodhej i persekutuar dhe i ndaluar. Këta njerëz, me qëllim që të thithnin favoret e entitetit malinj, arritën në një rivlerësim të natyrshëm të trupit, duke theksuar se, ashtu si shpirti garantonte mundësinë e mbijetesës, një e drejtë e tillë mund t'i takonte edhe trupit. Natyrisht, parimi i pavdekshmërisë së trupit individualizohet tek gjaku. Shpjegohet kështu shfaqja e sekteve kuriozë që pranonin se kishin zbuluar misterin e ringjalljes së Krishtit. Kjo dëshirë pavdekshmërie ishte më shumë se çdo gjë tjetër një dëshirë naive pushteti, e kuptueshme nëqoftëse mendohet se ata që aderuan qenë mbi të gjitha njerëz që në ekzistencën e tyre të mjerë nuk kishin pësuar gjë tjetër veçse fyerje dhe angari. Dëshirat e tyre për hakmarrje bëheshin tani reale. Ashtu si Lamie dhe Striges pinin gjakun e foshnjave, njëlloj duhet të bënin këta njerëz, tashmë të kaluar në rangun e magjistarëve apo të shtrigave.
 
Pamja e vampirit
 
Por kush ishte i destinuar të bëhej vampir? Në përgjithësi bëhej fjalë për njeri që për disa kërkesa të pazakonshme ngjallnin një ndjenjë mosbesimi apo frike. Lista është kështu shumë e gjatë dhe përfshin: keqbërësit, kriminelët, kush kishte kryer incest, homoseksualët, kush kish bërë dëshmi fallse apo kish gënjyer nën betim, vetëvrasësit. Për sa u përket të çkishëruarve, rastet e vampirizmit prej çkishërimi lindnin nga fakti që kristianët ortodoksë mendonin se kufoma e një të çkishëruari nuk mund të dekompozohej deri kur të mos nxirrej nga varri dhe prifti të mos mbante lutjet e duhura. Nëqoftëse kjo nuk mjaftonte, iniciativa merrej nga populli, i cili adoptonte metoda më mizore, sidomos kur kufoma shfaqej e padëmtuar pas 3, 7 apo 9 vjetësh: menjëherë i shkulej zemra me një shkop ose digjej. Mund të jetë interesante të vërehet se katolikët, në ndryshim nga ortodoksët, e mendonin mosdëmtimin e një trupi si shenjë shenjtërie. Shumë kategori të tjera njerëzish konsideroheshin vampirë potencialë: fëmijët ilegjitimë, djali i shtatë i një djali të shtatë, fëmijët e lindur të vdekur apo me dhëmbë, ata jo të pagëzuar pas 7 vjetësh, kush vdiste nga sulmi i një vampiri, njerëzit me "buzë lepuri" dhe ata me flokë të kuqe. Kjo si pse besohej që Kaini dhe Juda kishin flokë me këtë ngjyrë, ashtu dhe pse flokët e kuq qenë shumë të rrallë në Europën Lindore dhe kështu që ngjallnin mosbesim. Disa sëmundje të rralla konsideroheshin si të lidhura me vampirizmin, si albinizmi apo porfiria: të prekurit nga kjo sëmundje kanë thonjtë, dhëmbët dhe flokët si fluoreshentë dhe, pasi që trupi i tyre nuk e metabolizon hekurin, duhet ta marrin në formë më të përtypshme, si për shembull likuide. Nuk mund të hanë hudhër, përderisa ajo shkatërron qelizat e gjakut dhe hekurin për të cilin trupi ka nevojë. Në disa raste shumë të rënda anemike, trupi mund të dobësohet dhe të prodhojë një dëshirë të fortë për gjak. Edhe të sëmurët me tuberkuloz paraqesin simptoma të ngjashme me ato të një sulmi vampirik, si humbja e peshës apo sfilitja. Përsa i përket pamjes, vampirët përgjithësisht përshkruhen në folklor si të dobët, kockë e lëkurë, me sytë e kuqe dhe zgavrorë, lëkurën e thatë, të bardhë shumë të ftohtë, flokët e pakrehur, buzët e kuqe e të lagështa (por shpesh kanë "buzë lepuri"), dhëmbët e fortë e të mprehtë, thonjtë e ngjashme dhe të gjata. Në raste të caktuara kanë vetëm një vrimë hunde. Siç shikohet, është një pamje shumë e ndryshme nga ajo që ofrohet nga letërsia dhe kinemaja. Pavarësisht kushteve të tyre fizike, vampirët posedojnë forcë të madhe, mund të vrapojnë shpejt si era dhe të transformohen në mjegull, pluhur fosforeshent apo në ujk. Kurse përsa i përket identifikimit me lakuriqin e natës, ai duket i kufizuar vetëm midis fshatarëve rumunë. Në përrallat e këtij populli lakuriqi i natës shpesh është simbol fatkeqësie, duke pasur parasysh pamjen e tij djallëzore dhe jetën e natës dhe midis fshatarëve konsiderohet i rrezikshëm. Në fakt, këta të fundit u referojnë histori të çuditshme lakuriqëve të natës, që sulmojnë si bagëtinë nëpër stalla që t'u pijnë gjakun, ashtu dhe njerëzit, duke i bërë të çmendur apo duke i frikësuar deri në atë pikë sa të vdesin brenda pak javësh. Lidhja në këtë pikë rezulton e qartë. Nga ana tjetër, tashmë Djalli në folklorin rumun mund të marrë dukjet e një lakuriqi të natës. Teoria që do ta shpjegojë këtë lidhje duke marrë për bazë lakuriqët e natës vampirë të Amerikës së Jugut duket në të vërtetë e pabazuar. Këta gjitarë u bënë të njohur në Europë vetëm nëpërmjet relacioneve të udhëtimeve të shekullit XVIII dhe gjithsesi qenë të njohura vetëm në mjedisin kulturor të atëhershëm, sigurisht që jo në nivel popullor. Qe lakuriqi i natës që merr emrin e vampirit, jo e anasjellta.
 
Si i kanë mundur njerëzit vampirët
 
Ashtu si djajtë dhe fantazmat, edhe vampirët preferojnë orët e natës: në përgjithësi, koha e dhënë atyre shkon nga mesnata deri në këngën e gjelit. Megjithatë, nuk mungojnë ata që veprojnë edhe ditën. Sido që të jetë, duke mos i pasur të gjitha prerogativat dhe avantazhet e Djallit, vampiri nuk duhet të largohet shumë nga varri i tij dhe, nëqoftëse ka ndërmend të transferohet, është i detyruar që ta marrë me vete arkivolin e tij. Megjithëse i lidhur me forcat e së keqes, qe mbi të gjitha Kisha që e lidh vampirin me figurën e Djallit, personazh i panjohur në botën sllave përpara futjes së kristianizmit.
 
Në shekujt e trishtuar të gjuetisë së shtrigave, në Gjermani, ashtu si dhe tjetërkund, nuk munguan akuzat për vampirizëm. Gjatë 6 viteve u dogjën 368 vampirë të supozuar, midis të cilëve deri fëmijë 5-vjeçarë. Akuzat qenë aq absurde dhe të çmendura sa që nuk mund të bindesh se janë formuluar nga mendje të arsyeshme. Midis fundit të Gjashtëqindës dhe fillimit të Shtatëqindës, supersticioni tek vampiri intensifikohet, së bashku me modën e shkruarjes së traktateve lidhur me argumentin.
 
Si të mundësh vampirin
 
Ashtu si djajtë dhe fantazmat, edhe vampirët preferojnë orët e natës: në përgjithësi, koha e dhënë atyre shkon nga mesnata deri në këngën e gjelit. Megjithatë, nuk mungojnë ata që veprojnë edhe ditën. Sido që të jetë, duke mos i pasur të gjitha prerogativat dhe avantazhet e Djallit, vampiri nuk duhet të largohet shumë nga varri i tij dhe, nëqoftëse ka ndërmend të transferohet, është i detyruar që ta marrë me vete arkivolin e tij. Megjithëse i lidhur me forcat e së keqes, qe mbi të gjitha Kisha që e lidh vampirin me figurën e Djallit, personazh i panjohur në botën sllave përpara futjes së kristianizmit. Ashtu si Djalli, edhe vampiri nuk mund ta nënshtrojë një njeri që i bën rezistencë, në kuptimin që mund të futet në shtëpi për herë të parë vetëm nëqoftëse ftohet. Më pas mund të futet lirisht. Natyrisht, kjo nuk është ndonjë mbrojtje e madhe kundër vampirit, për sa të afërmit e të vdekurit sigurisht që do ta mirëpresin të dashurin e tyre që ka ndërruar jetë, jo të vetëdijshëm për faktin që tashmë është një jo i vdekur. Megjithatë, është e mundur të përcaktohet identiteti i vampirit të supozuar nëpërmjet një pozicionimi të saktë të pasqyrave. Është besim shumë i rrënjosur fakti që refleksi i një njeriu (në një pasqyrë, në ujë apo, në ditët e sotme, edhe në një film fotografik) është në realitet ai i shpirtit të tij. Si shpirtra të tjerë malinj, vampiri nuk ka shpirt, kështu që nuk reflektohet asgjëkundi. Duke pasur parasysh shoqërimin e tij me Djallin, edhe vampiri përzihej nëpërmjet yshtjes, që varionte sipas traditave popullore. Natyrisht, parasëgjithash duhej të sqarohej identiteti i vampirit. Duke ndjekur indikacionet e Kishës, në vendet e besimit ortodoks varret zbuloheshin për pretekstin më të vogël: ishte e mjaftueshme që një njeri të thoshte se kish ëndërruar aksh të vdekur në cilësinë e vampirit që të vrapohej për të kontrolluar. Nëqoftëse nga trupi kishin mbetur vetëm kockat, atëhere rivarrosej me solemnitetin e duhur. Ama, nëqoftëse nuk kishte kurrfarë dyshimi rreth identitetit të vampirit, atëhere ishte e nevojshme të zbulohej varri i tij. Pasi që besohej se kuajt qenë të aftë ta kapnin praninë e së keqes, hipej një fëmijë mbi një mëz o krejtësisht të bardhë, o krejtësisht të zi dhe më pas lëshohej në varrezë. Herët a vonë kali do të ndalej, duke refuzuar që të ecte më tej: aty pushonte vampiri. Përsa u përket metodave të përdorura për t'i hequr qafe, ajo më e përhapura dhe më e njohura ishte ngulja në hu, që konsiston në shpimin (mundësisht ditën, kur është joaktiv) me një shtizë të drunjtë, zakonisht frashër, bush apo trëndafil i egër, ose çdo dru tjetër që besohej se ishte përdorur për Kryqin. Metoda të tjera këshillonin që t'i ngulej një gozhdë apo një hekur i nxehtë në zemër ose në ballë, apo të gozhdohej në arkivol. Këto praktika të fundit janë ndoshta me origjinë romake dhe të lidhur me "tabutë prej hekuri" të largëta. Antipatia e përgjithshme për të renë bëri që shfaqja e hekurit në shoqëritë primitive të mos pritej me favor, por, përkundrazi, fillimisht bile me terror. Në të njëjtën mënyrë, primitivët supozuan që edhe djajtë i frikësoheshin hekurit, i cili u bë kështu një hajmali e fuqishme dhe, megjithëse i frikshëm, nuk i shmangej rastit për të përzënë çdo lloj entiteti të keq. Metoda më drastike për të yshtur vampirin konsistonin në prerjen e kokës me tehun e lopatës dhe t'i mbushej goja me hudhër ose, në mungesë të saj, të digjej i gjithi. Edhe hudhra përdorej nga romakët për të mbajtur larg djajtë dhe shtrigat: kjo sepse besohej që shpirtrat malinj nuk i duronin erërat më të forta se e tyrja. Shumë i përdorur për të përzënë vampirët ishte trëndafili i egër, i cili, sipas traditës, përdorej për kurorat e gjembaçëve të Jezùsit. Një vend nderi u takon pastaj objekteve të shenjta, si letrat e bekuara, kryqi dhe uji i bekuar. Uji në përgjithësi konsiderohej element i "pastër", së bashku me kripën. Për këtë motiv, mendohej se vampirët nuk mund të kalonin ujërat e rrjedhshëm, përveçse në periudhat e baticave dhe zbaticave.
 
Për të shpjeguar aspekte të caktuara themelore të supersticionit vampirik, duhet të kërkojmë që të dalim nga ato skema sempliciste, që i tregojnë personat supersticiozë si individë të pajisur me fantazi të tepruar apo të gatshëm për delir të lehtë. Le të provojmë kështu të imagjinojmë sesi duhej të rridhte jeta në fshatra të caktuara të humbura të Europës Lindore midis shekullit XVIII dhe XIX. Në një hapësirë shumë të kufizuar zhvilloheshin aktivitete të lashta dhe përsëritëse: me ritet e lindjes dhe të vdekjeve alternoheshin ruajtja e atyre pak të mirave që secili posedonte, domethënë shtëpitë, arat dhe bagëtia. Çfarë mund ta shqetësonte jetën e këtyre komuniteteve të qeta, që jetonin akoma në një klimë gjysëmpagane dhe ku prifti katolik haste vështirësi që të filtronte punën e tij? Qenë pikërisht ngjarjet e pakuptueshme, të lidhura me ciklin fillestar dhe final të ekzistencës tonë: lindjet e dyshimta dhe vdekjet e papritura e të pajustifikuara. Shpesh, këto fakte qenë të lidhura me fenomene zije buke apo me qëllim të papritura sëmundjesh epidemike (murtajë, kolerë, li dhensh) që përhapeshin si vaji në lakra nga fshati në fshat. Disporporcioni midis shkakut (i panjohur) dhe efektit (deri tepër i dukshëm) përsëritej midis të goditurve nga epidemitë, forma të caktuara prej kohësh të fashitura. Mjedisi rrethues bëhej dora dorës gjithnjë e më pak i kontrollueshëm, në pikën sa të gjeneronte forma çmendurie kolektive në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ashtu si murtaja milaneze e gjeti shkakun e saj tek "konsakruesit", ashtu dhe fatkeqësitë që goditën me shumë seri Europën Qendrolindore e gjetën tek vampirët. Duke pasur parasysh aktivitetin e veçantë të atribuuar atyre, nuk qe e vështirë për fantazinë popullore që ta shpjegonte, për shembull, me vampirin gjendjen e sfilitjes, dobësisë dhe përgjumjes së vazhdueshme spektrale e të sëmurëve nga murtaja. Rastet më të famshme të vampirizmit të shekullit XVIII u verifikuan në fakt në vende të prekura nga valë të tmerrshme të epidemisë (Poloni, Hungari, Rumani, Dalmaci). Por është e vërtetë se në mungesë të sëmundjeve epidemike, vampiri e bënte njëlloj shfaqjen e tij, për të shpjeguar fenomene të pazakontë dhe të parrezikshëm si eklipset apo hëna e kuqe.
 
Përsa i përket pranisë të kufomave të padëmtuara edhe pas shumë vjetësh, fenomeni mund të shpjegohet në dy mënyra: kushtet e brendshme të trupit, domethënë gjendja e tij (mosha, gjendja fizike, shkaku i vdekjes, etj.) dhe kushtet e jashtme (temperatura dhe shkalla e lagështisë së terrenit, prania në të e substancave antifermentuese, ajrimi i mjedisit, vendi dhe sezoni në të cilin ka ndodhur varrosja, etj.). Kushtet e veçanta (mungesë oksigjeni dhe lagështi) deri mund ta parandalojnë një lloj mumifikimi të trupit. Rritja e flokëve dhe e thonjve të kufomës mund të shpjegohet me efektin e shtrëngimit të teksturës epidemike. Veç kësaj, disa raste vampirizmi të supozuar karakterizoheshin nga dalje të bollshme gjaku pas yshtjes. Kjo sepse në rast asfiksie (nuk është për t'u përjashtuar fakti që disa njerëz, prej neglizhencës, të varroseshin akoma të gjalla dhe të vdisnin pastaj në arkivol prej mungesës së ajrit) verifikohen grumbullime gjaku, për sa ky bëhet më i lëngshëm. Rastet e varrosjeve të parakohshme nuk duhet të kenë qenë të rralla në shekujt e kaluar, edhe pse diagnozat qenë të vështira. Për shembull, gjendja e jermit e lidhur me katalepsinë prodhonte kushte që deri për syrin e mjekut më ekspert dukeshin të padallueshme nga vdekja. Prova e vetme e pakundërshtueshme ishte pikërisht dekompozimi.
 
Vampirë të famshëm
 
Për kontributin e dhënë për krijimin e mitit të vampirit, një përmendje speciale i takon Erzsébet Bàthory. Kjo grua fisnike psikopate mesjetare, me pamje enigmatike dhe trazuese, e quajtur "bisha e Csejthe", kishte lindur më 1560 nga dera e famshme hungareze Bàthory. E kaloi një pjesë të mirë të ekzistencës së saj në kështjellën e largët dhe të izlouar Csejthe, në Karpatet e Vogla (Sllovaki), nga e cila akoma sot mbesin gërmadhat.
 
Ishte bindur se me bërjen e banjës në gjakun e vajzave të reja mund të ruante bukurinë dhe rininë e saj dhe për këtë motiv shkaktoi vdekjen e 650 vajzave, të cilat dërgoheshin në kështjellën e saj me shkakun e futjes në shërbim të saj. Në fund, disa banorë të Csejthe, në bazë të deklarimeve të një viktime që kish arritur të arratisej, nxorrën në dritë paudhësitë e konteshës. Me urdhërin e Mbretit Matias të Hungarisë, u hap një hetim dhe një kushëri i konteshës Bàthory u ngarkua me drejtimin e tij. Shpejt u shpall procesi, i cili zgjati dy muaj (janar - shkurt 1611): vendimi qe që kontesha duhej të qëndronte e mbyllur në një krah të vogël të kështjellës së saj, ku dhe vdiq më 1614. U shpëtua nga një fund më i frikshëm për derën e famshme që përfaqësonte: bashkëpunëtorët e saj u hodhën në zjarr.
 
Në vendet latine miti i vampirit nuk pati shumë fat. Për shembull, në Francë u verifikuan më shumë se të tjerët episode personash të prekur nga psikopati seksuale të rënda. Shumë i famshëm është rasti i Mareshallit të Francës Gilles de Rais, i quajtur Mjekërrblu, që ka jetuar në gjysmën e parë të shekullit XV.
 
Në traditën popullore gjermane, vampirët janë në fakt të njohur mirë, me emra dhe karakteristika të ndryshme. Raste vampirizmi u sinjalizuan nga kronistët qysh nga viti 1343. Dëshmi të shumta lidhur me besimin tek të vdekurit që përtypnin tabutin apo vetveten në varr; prej një lloj projeksioni magjik, këta të ringjallur qenë të gjendje që t'i vdisnin të gjallët. Është e natyrshme të mendohet se bëhej fjalë në realitet për episode funeralesh të parakohshme. Në shekujt e trishtuar të gjuetisë së shtrigave, në Gjermani, ashtu si dhe tjetërkund, nuk munguan akuzat për vampirizëm. Gjatë 6 viteve u dogjën 368 vampirë të supozuar, midis të cilëve deri fëmijë 5-vjeçarë. Akuzat qenë aq absurde dhe të çmendura sa që nuk mund të bindesh se janë formuluar nga mendje të arsyeshme. Midis fundit të Gjashtëqindës dhe fillimit të Shtatëqindës, supersticioni tek vampiri intensifikohet, sëbashku me modën e shkruarjes së traktateve lidhur me argumentin. Në mënyrë të veçantë, qyteti i Lajpcigut u kap nga një epidemi letrare në kuptimin e vërtetë të fjalës. Edhe Gjermania pati vampirët e saj "realë" dhe Peter Kürten, "përbindëshi i Düsseldorf", pati patjetër privilegjin makabër që të jetë më i njohuri i shekullit të kaluar. Ditën ishte një bashkëshort i paqortueshëm dhe i afeksionuar pas së shoqes, por natën sorollatej nëpër qytet në kërkim të gjakut, pa të cilin nuk arrinte t'ia dilte, thuajse të ishte drogë. Ekzekutohet në vitin 1931, në moshën 48-vjeçare. Në Angli, qysh në shekullin XII besohej se njerëz të caktuar të këqinj, pasi kishin vdekur, ktheheshin për t'u vërtitur nëpër tokë, përsa trupat e tyre ringjalleshin nga Djalli. Në shekujt e mëpasëm besimi tek vapmiri u zëvendësua nga ai i shtrigave. Megjithatë, gjatë murtajës së vitit 1655, midis episodeve të shumta të delirit, pati raste të ngjashme me vampirizmin. Në fakt, njerëz të shumtë u varrosën akoma përpara vdekjes, në një gjendje vdekjeje të dukshme (duhej të bëhej fjalë për atë gjumë të thellë që shoqëron shpesh simptomat e murtajës). Sapo zgjoheshin, atyre u duhej që të dilnin nga situata e tyre e frikshme dhe mund ta imagjinojmë terrorin e atyre që qenë dëshmitarë të këtyre skenave dhe çfarë treguan më pas. Midis vampirëve anglezë më të vonshëm më i njohuri është John Haig. Përvojat e tij janë treguar në një lloj ditar - rrëfimi të shkruar në burgun Wandsworth një natë përpara se të varej, në vitin 1949, në moshën 39-vjeçare. Prindërit e tij qenë anëtarë të një sekti fanatik puritan (Plymouth Brethrem), i cili abstenonte nga çdo kënaqësi mondane (konsideronte deri radion, kinemanë dhe gazetat si burim korrupsioni); por ai e jetoi pjesën më të mirë të rinisë së tij në një klimë të sëmuri mistik, i trazuar veç të tjerash nga një figurë nëne obsesionuese. Kështu, Haigh ra viktimë fenomenesh haluçinante të vazhdueshme.
 
==Përdorimi popullor==