Dallime mes rishikimeve të "Kushtetuta e Shqipërisë"

No edit summary
Pas çlirimit të vendit nga nazi-fashistët dhe vendosjes së pushtetit komunist, më [[1946]] shpallet Republika Popullore e Shqipërisë me ç’rast hyn në fuqi kushtetuta e re. Më [[1976]] aprovohet një kushtetutë tjetër që stilizon Shqipërinë si “Republikë Popullore Socialiste”. Sistemi njëpartiak i vendosur nga komunistët bashkë me mungesën e lirive themelore të njeriut, si dhe gjendja e rëndë ekonomike krijuan pakënaqësi të mëdha në popull. Më [[1991]], Sekretari i Parë i Partisë së Punës, [[Ramiz Alia]], vendosi të pranonte sistem shumëpartiak dhe në ndërkohë u miratua një kushtetutë e përkohshme.
 
==Hartimi dhe miratimi i Kushtetutës së sotme==
Së fundi, më [[21 tetor]] [[1998]], Kuvendi i Shqipërisë miratoi kushtetutën e fundit dhe vendosi atë në referendum mbarëpopullor. Votuesit zgjodhën këtë kushtetutë, e cila është cilësuar nga ekspertë ndërkombëtare si në përputhje me rregullat e standardet evropiane.
 
Pas dorëheqjes së Sali Berishës nga detyra e kreut të shtetit më 1997 dhe saknsionimit të regjimit republikan në referendumit e këtij viti, filluan punimet për nxjerrjen e kushtetutës së përhershme të Republikës së Shqipërisë. Me gjithë kundërshtimin e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Berisha, propozimi për kushtetutë i mbështetur nga Presidenti Rexhep Meidani fitoi shumicën e votave në pëlqim mbarëpopullor. Gjatë hartimit të kushtetutës u shqyrtuan sistemet presidenciale dhe parlamentare si dhe elemente të tjera të rendit kushtetues. Refuzimi i sistemit presidencial gjatë udhëheqjes së Sali Berishës shtyu hartuesit e kushtetutës të zgjidhnin sistemin parlamentar. Me ndryshime të vogla gjatë ecurisë së përpilimit, propozimi për kushtetutë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa populli u pajtua në referendum.
 
Gjatë hartimit të kushtetutës u shqyrtuan sistemet presidenciale dhe parlamentare si dhe elemente të tjera të rendit kushtetues. Refuzimi i sistemit presidencial gjatë udhëheqjes së Sali Berishës shtyu hartuesit e kushtetutës të zgjidhnin sistemin parlamentar. Me ndryshime të vogla gjatë ecurisë së përpilimit, propozimi për kushtetutë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më [[21 tetor]] [[1998]] dhe u vendos më referendum mbarëpopullor. Qytetarët e Shqipërisë u pajtuan me propozimin dhe bënë të mundshëm fuqizimin e Kushtetutës po atë vit.
 
Ekspertë ndërkombëtare e kanë vlerësuar Kushtetuën e Republikës së Shqipërisë si në përputhje me rregullat e standardet evropiane.
 
== Shiko edhe këtë ==