Dallime mes rishikimeve të "Kushtetuta e Shqipërisë"

==Hartimi dhe miratimi i Kushtetutës së sotme==
 
Pas dorëheqjes së Sali Berishës nga detyra e kreut të shtetit më [[1997]] dhe saknsionimit të regjimit republikan në referendumit e këtij viti, filluan punimet për nxjerrjen e kushtetutës së përhershme të Republikës së Shqipërisë. Me gjithë kundërshtimin e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Berisha, propozimi për kushtetutë i mbështetur nga Presidenti Rexhep Meidani fitoi shumicën e votave në pëlqim mbarëpopullor.
 
Gjatë hartimit të kushtetutës u shqyrtuan sistemet presidenciale dhe parlamentare si dhe elemente të tjera të rendit kushtetues. Refuzimi i sistemit presidencial gjatë udhëheqjes së Sali Berishës shtyu hartuesit e kushtetutës të zgjidhnin sistemin parlamentar. Me ndryshime të vogla gjatë ecurisë së përpilimit, propozimi për kushtetutë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më [[21 tetor]] [[1998]] dhe u vendos më referendum mbarëpopullor. Qytetarët e Shqipërisë u pajtuan me propozimin dhe bënë të mundshëm fuqizimin e Kushtetutës po atë vit.