[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v robot Adding: pl:Esad Mekuli
No edit summary
Rreshti 12:
|Nacion = shqiptar
|}}
<p align="justify">
'''([[1916]] - [[1995]])'''<br>
 
'''Esad Mekuli''' është poeti i parë dhe më i njohur i [[Kosova|Kosovës]] pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më [[17 dhjetor]] [[1916]] dhe vdiq në [[Prishtinë]] më [[1993]]. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në [[Pejë]], për ta vazhduar pastaj në [[Prizren]] e [[Sarajeva|Sarajevë]], ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin [[1936]]. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në [[Beogradi|Beograd]], të cilin e vazhdoi në pastaj në [[Zagrebi|Zagreb]] e në [[Itali|Italia]]. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin [[1959]].
Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.