Mid'hat Bey Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Mid’hat Frashëri''' lindi në [[Janinë]] në [[25 mars 1880]]. Përfundoi studimet e larta në Universitetin e Stambollit, Turqi. Mbas përfundimit të studimeve punoi në administratën turke deri në vitin 1905 dhe më pas u vendos në Selanik, ku punoi përsëri në administratën shtetërore.
 
 
== Veprimtaria politike ==
 
Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në mes të viteve 20-të. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare mbas pushtimit të Shqipërisë nga [[Italia]] më [[7 prill 1939]]. Një nga themeluesit dhe ideologu kryesor i [[Balli Kombëtar|Partisë së Ballit Kombëtar]]. Kundërshtar i [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste të Shqipërisë]], u detyrua në ditët e fundit të pushtimit, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.
 
 
== Veprimtaria letrare ==
 
Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte [[Kalendari Kombëtar|Kalendarin kombëtar]], të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar [[Naim Frashëri|Naim Frashërit]]. Veprat e tia letrare i botoi me pseudonimet [[Mid'hat Bej Frashëri|Lumo Skëndo]] dhe [[Mali Kokojka]].
 
 
 
== [[Bibliofili Lumo Skëndo]] ==
 
Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid'hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat Bey Frashërit. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye [[Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve]] i [[Republika e Shqipërisë|Republikës së Shqipërisë]] dhe [[Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë]] vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në [[Dita Botërore e Librit|Ditën Botërore të Librit]], nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në [[23 prill 2006]].
 
 
== Vepra ==
 
*[[Naim bej Frashëri]], ([[1901]])
*[[Robensoni]], ([[1909]])
*[[Shkurtabiqi i verdhë]], ([[1914]])
*[[Hi dhe shpuzë]], ([[1915]])
*[[Letra mbi një udhëtim në Zvicër]], ([[1915]])
*[[Plagët tona]]