Illyricum Sacrum: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Illyricum Sacrum eshte nje veper enciklopedike me 5500 faqe, e ndare ne nente vellime. Ne te flitet per historine e ilireve, domethene per historine e shqiptareve qe kane jetuar ne faqen perendimore te Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum permban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime te shumta per te paret tane, te cilat nuk gjenden askund vec ne kete veper te madhe. Sipas prof. [[Aleksander Stipcevic]], vepra Illyricum Sacrum eshte nje arritje kapitale e historise evropiane. Ajo ka rendesi te dores se pare si burim te dhenash per historine mesjetare te Ballkanit Perendimor. Vellimi i pare ka dale ne vitin 1751, kurse i fundit ne vitin 1909. Shtate vellimet e para jane pergatitur nga [[Daniele Farlati]], kurse dy vellimet e fundit nga [[Jakobo Coleti]].
 
 
Treqind e dy vjet me pare, ne vitin 1702, [[Papa]] [[Klementi XI]] i drejtohet ipeshkevit te Tivarit, imzot Vincenc Zvajevikut: "Deshiroj te permbushesh nje vizite pastorale ne trojet e Arbnise. Te shkosh atje dhe te shikosh nga afer kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullite. Pasi te keni bere kete pune dua nga ju nje raport te hollesishem per gjendjen e kishave te Arbnise dhe te besimtareve¦ dhe me ne fund dua te di, a e perdor ai popull gjuhen e vet, te folmen arbneshe?" Duke i shkruar ipeshkevit te Tivarit, Papa Klementi XI, qe quhej ndryshe edhe [[Papa Albani]], per shkak te origjines shqiptare, kerkonte gjallerimin e jetes katolike ne Shqiperi, si dhe ruajtjen e gjuhes se ketij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptaret ishin te vendosur ne ruajtjen e traditave te tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari qe kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishes katolike ishte mjeti me i mire per te ruajtur fene dhe kombin ne kete vend qe kercenohej gjithnje e me shume nga dyndjet osmane.