Daniele Farlati: Dallime mes rishikimesh

historian italian
Content deleted Content added
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 prill 2006 19:30

Daniele Farlati ishte historian dhe bashkëautor i veprës madhore Illyricum Sanctum, një nga burimet më të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Lindi me 22 shkurt 1690 San Daniele del Friuli, (një komunë në provincën Udine), Itali- Vdiq me 25 prill 1773. Mendohet se vdiq në Venecie, Itali.

Përfundoi studimet për teologji në Gorz. (Gorz është sot një qytet i vogël në Itali në kufirin me Slloveninë. Sllovenet e quajnë qytetin Gorizia) Mbas përfundimit të studimeve u pranua në Urdhërin e Jezuitëve në Bolonja1707. Punoi për 5 vjet si mësues i letërsisë klasike në Kolegjin e Jezuitëve në Padova. Iu rikthye studimeve teologjike në Romë dhe në vitin 1722 u dorëzua prift. Në po këtë vit u kthye përsëri në Padova për të ndihmuar At Filippo Riceputi në kërkimet e tia historike. Riceputi synonte të shkruante historinë e fesë dhe të kishës katolike në Iliri dhe kishte skicuar në vitin 1720 vijat e përgjithshme të studimit. Riceputi dhe Farlati punuan së bashku për 20 vjet duke grumbulluar çdo dokument të ruajtur në arkivat e kishës katolike. Rezultati i kësaj pune kërkimore ishte grumbullimi i 300 vëllimeve (me shkrim dore) me dokumenta. Riceputi vdiq në vitin 1742(?) gjatë përfundimit të hartimit të 2 pjesët më voluminoze të studimit, Illyricum Sacrum: Katalogu i martirëve dhe shenjtorëve të krishtërimitIliri, dhe jetës së Shën Pjetër Orseolos (St. Peter Urseolus).

Mbas vdekjes së Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkëautor At Jacopo Coleti. Së bashku ata përgatitën për botim Volumin I, i cili u botua në Venecie në 1751. Volumi I përmbante historinë e krishtërimit për dioqezën e Salonës deri në shekullin e 4-të. (Salona është sot një qëndër arkeologjike 5 km larg Splitit, Kroaci). Në vitet pasardhëse u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes së Farlatit në vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua në vitin 1818.


[[Category:]]Feja [[Category:]]Historia e Shqipërisë [[Category:]]Dokumenta