Daniele Farlati: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
 
Përfundoi studimet për teologji në Gorz. (Gorz është sot një qytet i vogël në Itali në kufirin me [[Sllovenia|Slloveninë]]. Sllovenet e quajnë qytetin Gorizia) Mbas përfundimit të studimeve u pranua në Urdhërin e Jezuitëve në [[Bolonja]] në [[1707]]. Punoi për 5 vjet si mësues i letërsisë klasike në Kolegjin e Jezuitëve në [[Padova]]. Iu rikthye studimeve teologjike në [[Roma|Romë]] dhe në vitin 1722 u dorëzua prift. Në po këtë vit u kthye përsëri në Padova për të ndihmuar [[At Filippo Riceputi]] në kërkimet e tia historike. Riceputi synonte të shkruante historinë e fesë dhe të kishës katolike në [[Iliri]] dhe kishte skicuar në vitin [[1720]] vijat e përgjithshme të studimit. Riceputi dhe Farlati punuan së bashku për 20 vjet duke grumbulluar çdo dokument të ruajtur në arkivat e kishës katolike. Rezultati i kësaj pune kërkimore ishte grumbullimi i 300 vëllimeve (me shkrim dore) me dokumenta. Riceputi vdiq në vitin 1742(?) gjatë përfundimit të hartimit të 2 pjesëve më voluminoze të studimit, [[Illyricum Sacrum]]: Katalogu i martirëve dhe shenjtorëve të [[Krishtërimi|krishtërimit]] në [[Iliri]], dhe jetësjeta e Shën Pjetër Orseolos (St. Peter Urseolus).
 
 
Mbas vdekjes së Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkëautor [[At Jacopo Coleti]]. Së bashku ata përgatitën për botim Volumin I, i cili u botua në Venecie në 1751. Volumi I përmbante historinë e krishtërimit për dioqezën e [[Salona|Salonës]] deri në shekullin e 4-të. (Salona është sot një qëndër arkeologjike 5 km larg qytetit të[[Split|Splitit]], [[Kroacia|Kroaci]]). Në vitet pasardhëse u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes së Farlatit në vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua në vitin 1818.