[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 17:
== Kaceli ==
 
Një nga pinjollët e fundit, Buron Kaceli e ka sjellë një syresh nga Holanda (shitur atje nga një kosovar). Këtu pleksen rrënjët malësore dhe tiranase të Kacelëve. Gjurmët gjenden në poemën “Oso Kuka” të “Lahutës së Malësisë”. Shkruar ose jo për Kacelët e Tiranës, vetë Fishta ia pati recituar këto vargje bash një Kaceli prej Tirane, vëllait të Ali Kacelit që Fishta e kishte mik. Ndërsa ajo lahuta e vjetër për të cilën flet Fishta ka humbur sysh. Ashtu sikurse plot antikuare të tjera të familjes Kaceli e cila pas Luftës u persekutua. Megjithëse familje e pasur (si pjesa më e madhe e familjeve të njohura të Tiranës), nga “thesari” i Kacelëve në shtëpitë e pinjollëve të fisit ka mbetur pakogjë veç hirit të emrit. Që megjithatë vazhdon të jetë i rëndësishëm për ta. Në Tiranën e sotme nuk kanë mbetur shumë Kacelë dhe mjaft syresh kanë emigruar jashtë. Por mbiemri vazhdon të trashëgohet e të ruhet me një farë fanatizmi. Për të ilustruar këtë merak, Buron Kaceli (aktualisht nënkryetar i degës së PD-së për Tiranën, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe të Qarkut) kujton një episod të disa vjetëve më parë, kur emri i tij përflitej nga thashethemet si kandidaturë për kryetar bashkie njëherazi me Brojkën. Një nga trashëgimtarët e emrit e porosit Buronin që ta pranojë kandidaturën nëse mund ta shpjerë më lart emrin e familjes, apo nëse e lë aty ku është, por nëse e ul më poshtë, atëherë më mirë të mos provojë fare. Tiranas në origjinë por jo në të folur, Buron Kacelit, në moshën 56 -vjeçare, nuk i ka shkuar mendja ta braktisë Tiranën, identiteti i të cilës mendon se nuk ruhet siç duhet por se do të ringjallet. Të jesh pinjoll i një familje të njohur e me tradita, sipas tij do të thotë të mbash përgjegjësi për të vjetrit dhe të gjallët që lë pas vetes. Ndërsa është duke bashkëpunuar me një artiste për të shkruar monografinë e të atit, Sadik Kacelit, duke u marrë me pikturë, me përgatitjen e një ekspozite fotografike nga punët e babait ashtu si edhe me shndërrimin në muze të studios së këtij të fundit, por edhe me fushatën e PD-së për bashkinë, Buroni rrëfen historinë e pashkruar të familjes së vet.
Qysh se Gjergj Fishta ia pati recituar Ismail Kacelit vargjet: Merr Kacel një herë lahutën/ e na thuj një këngë shqiptare/ s’majm na zi/ pa na qit fare, në shtëpitë e Kacelëve nuk ka munguar lahuta.
 
== Kacelët, tregtarët mes Milanos dhe Tiranës ==