[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5:
Familja e Kastriotëve ([[1383]]-[[1474]]) kishte një principate të vogël ne malet midis Matit dhe [[Dibra|Dibrës]], në kufirin verior në zotërimet e Topijave. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principate në vitin [[1383]]. I biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjese në betejën ogurzezë të [[Kosovë]]s më [[1389]].
 
[[Venediku]] e pushtoi Kryeqytetin e saj, [[Kruja|Krujën]] me [[1392]]. Ne vitin [[1395]], kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimine tij në Krujë. Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës në vitin [[1402]]. Pas atij erdhi i biri [[Gjon Kastrioti|Gjoni]], i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi [[Tiranë]]n, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga [[Prizreni]] në lindje, deri në [[Deti Adriatik|detin Adriatik]] në perëndim. Kala të fuqishme ishin ajo ne Kruje, Petrel, afer Tiranes, Petralbene Mat, Stefigraf në Dibrën e Epërme dhe Tornak. Nga viti [[1407]] deri më [[1430]] [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] luftoi periodikisht me [[Turqia|turqit]], u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Kur turqit, me ne krye Muratin 2, e thyen atë në vitin [[1421]], ata e ndoqën praktiken e tyre te zakonshme, duke lejuar që të mbante në kontroll të kufizuar mbi principatën e tij. Mirëpo i kërkuan të paguante harac vjetor dhe te dorëzonte kater djemtë e tij si pengje për garantimin e neshtrimin e tij të përhershëm ndaj Sulltanit. Gjithashtu [[Gjon Kastrioti|Gjonit]] i premtuan së pas vdekjes se tij ata do ta kthenin djalin e parë që të zinte vendin e sundimtarit. Më i vogli ishte Gjergji 9 vjeçar, i cili do të njihej më vonë si heroi [[Skënderbeu]].
 
Kastriotët ishin një familje feudale [[shqiptar]]e. Si dhe të shumica e bujarëve të tjerë, mbiemri i tyre është i lidhur me emrin e një vendi. Në [[Shqipëri]] ka disa fshatra me emrat [[Kastrioti (Shqipëri)|Kastriot (Peshkopi)]], Kastri (Mirditë), Kastra ([[Shkodër]] dhe [[Tropojë]]), etj. Burime të pavarura nga njeri tjetri siç janë shkrimtari shqiptar Frat Bardhi, kronisti [[raguza]]n P. Lukari, dhe një akt i gjetur në një kuvend françeskan Hungari dhe i botuar nga studiozi E. Fermenxhin, pohojnë Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë sepse qenë nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, i banuar krejtësisht nga shqiptarë. Në disa burime Kastriotët mbajnë edhe mbiemër të dytë, Mazarek, të cilin e gjejmë sot si emër fshati, ndër të tjera, edhe në krahin e [[Hasi]]t.
Rreshti 13:
Sipas të thënave të kronistit Muzakas, Pal Kastrioti kishte nën zotërimin e vet feudal vetëm dy fshatra, Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm, që ndodheshin në luginën e Drinit, në rrethin e Dibrës së Poshtme, sot rrethi i Peshkopisë. Si duket, Pal Kastrioti ishte një feudal i vogël në shkallën e një pronari.
 
Biri i Palit. [[Gjon Kastrioti]], e filloi veprimtarinë e vet politike në fund të shek. XIV, në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi dhe çthurja e principatave shqiptare, [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] e shtriu sundimin e vet në krahinën e Dibrës, pastaj në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XV doli në viset bregdetare, duke përfshirë kështu nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Por, me sa duket, Krujën nuk e shtiu dot në dorë.
 
Pas disfatës së Ankarasë, duke përfituar nga lehtësimi i presionit turk, [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] vazhdoi t'i zgjeronte edhe më tej zotërimet e veta, të cilat tashmë ishin bërë fqinje me zotërimet më të rëndësishme feudale të Shqipërisë. Ai hyri gjithashtu në marrëdhënie me Venedikun dhe lidhi marreveshje miqësore me të. Por më 1410 gjendja e tij u keqësua përsëri. Këtë vit, nën kërcënimin e Musajt, një nga djemtë e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin në Maqedoni dhe pretendonte fronin turk, [[Gjon Kastrioti]] qe detyruar ti jepte peng atij një nga katër djemtë e tij. Emri i djalit nuk përmendet në letër, por ka mundesi të ketë qenë më i madhi nga djemtë e [[Gjon Kastrioti|Gjonit]], Stanishi.
 
Dobësimi i Turqisë gjatë luftës për fron, i dha rast [[Gjon KastriotitKastrioti]]t të shkëputet përsëri nga vartësia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrë në luftë kundër vëllajt të tij sulltan Mehmetit. Më 1411 ai u afrua me Republikën e Venedikut dhe pak më vonë me atë të Raguzës, të cilat e njohën atë për aleat dhe i dhanë qytetarinë e nderit. Por më 1415, kur ushtritë turke depërtuan në Shqipëri, [[Gjon Kastrioti]] si duket u nënshtrua, pasi më 1416 atë e gjejmë vasal të sulltan Mehmetit të I. Si vasal ai i ruajti zotërimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe më tepër. Nga një marrëveshje tregëtare-doganore që [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] lidhi më 1420 me Republikën e Raguzës, të cilin e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemëve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shfadaje në jug të Lezhës deri në Prizren.
 
Megjithëse vasal, Gjon Kastrioti vazhdoi të zhvillonte edhe një politikë më vehte me fqinjët e tij, serbët dhe venedikasit. Më 1422 ai i dërgoi despotit të Sërbisë Stefan Lazereviçit, në ndihmë një djalë të tij në luftën kundër Republikës së Venedikut për t'i marrë kësaj Shkodrën. Por në vitin tjetër, më 1423, ai u tërhoq nga lufta dhe hyri ndërmjetës për paqën që u lidh midis Venedikut dhe Serbisë.
Rreshti 29:
Vendosja e pushtimit turk në një shumicë krahinash të Shqipërisë dhe futja e zotërve feudalë shqiptarë nën vasalitetin e sulltanit, krijoi një gjendje të padurueshme për masën e popullsisë vendëse, kryesisht fshatare. Veçanërisht masat e lira fshatare, të cilat tani kërcënoheshin të futeshin nën zgjedhën feudale-ushtarake ose të paguanin tribut në dobi të një pushtuesi që ishte i huaj nga gjuha, nga feja dhe nga zakonet, ishin të gatshme për t'u bërë rezistencë turqve dhe për të filluar kryengritjen për dëbimin e tyre nga teritori i Shqipërisë. I mbështetur në këtë masë, Gjon Kastrioti filloi luftën kundër turqve.
 
Ne kohen kur Turqia dhe Venediku hyne ne lufte për shkak te zoterimit te Selanikut,me 1430, Venediku e nxiti Gjon Kastriotin te ngrinte krye.Pastaj,me 1430,Venediku ua dorezoi turqve portin e lakmueshem,nenshkroi nje marreveshje paqeje me ta dhe e la aleatin e saj ne meshiren e reprezaleve Turke.Sulltani fitimtari menjehere iu kunderpergjigj Shqiperave kryengrites,duke e mundur Kastriotin e duke kofizuar ate ne nje zone malore.Pastaj, duke perdorur si baze Krujen, nga viti 1431 deri ne 1433 Ali Pashe Evrenozi shkreti Shqiperine nga Shkodra ne Veri ,deri ne Vlore ne jug.Me perjashtim te kalase te Shkodres dhe te qytete-porte nen zoterimin e Venedikut, Pothuajse e gjithe shqiperia ishte tashme ne duart e Turqve.Feudalet individualist njeri pas tjeterit u shtrenguan te benin thirrje për paqe dhe ti nenshtroheshin haracit. Megjitheate, deshira për pavarsi nuk ishte zhdukur.Pritej vetem prijesi i duhur,i cili do t'i bashkonte prijesat krahinore ne nje fron te vetem. Koha e tij kishte ardh.
 
[[Category:Histori]]