Ilir Konushevci: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Niki007 (diskuto | kontribute)
Niki007 (diskuto | kontribute)
Rreshti 14:
Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së [[Kosova|Kosovës]], përmes luftës së armatosur. Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta me [[13 Maj]] [[1992]] , Iliri, së bashku me shokët: [[Rexhep Uka]], [[Selim Haziri]], [[Naim Hyseni]], [[Lulëzim Podvorica]], [[Naim Haziri]], [[Bejtush Llugaliu]] dhe [[Shaip Haziri]], themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin ''“Shqiponjat“'', i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake.. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: ''“Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”''. Ky grup, në vitin [[1993]] (qershor), bie në kontakt me [[LKÇK]]-në. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit [[1993]] dhe fillimi i vitit [[1994]].
 
Në qershor të vitit [[1996]] ky njësit bie në kontakt përmes [[Rrustem Mustafa|Rrustem Mustafës]] - Remit, me komandant [[Zahir Pajaziti]]n dhe nga ajo kohë ishte vazhdimisht krah për krah me të. Zahiri thoshte: ''“Ia kam lakmi Ilirit për qëndrim, guxim dhe sakrificë”''.Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit më [[31 janar]] [[1997]], në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, me sugjerimin e shokëve ([[Selim Haziri]], [[Naim Hyseni]] dhe [[Naim Haziri]]), kalojnë në ilegalitet në një banesë në [[Prishtina|Prishtinë]] për disa ditë dhe nga këtu vendosin që të kalojnë në [[Shqipëria|Shqipëri]]. Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës. Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me [[Adrian Krasniqi]]n, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit., [[Qerim Kelmendi]]n, [[Mujë Krasniqi]]n, [[Ismet Abdullahu]]n, [[Murat Ajeti]]n etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë. Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të [[UÇK]]-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së [[Zahir Pajaziti]]t shumçka nuk ishte si më parë. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.
 
Me [[16 tetor]] [[1997]] vritet dhe Ardian, gjate nje sulmi te Stacionit te policisë serbe në Kliqinë të [[Komuna e Pejës|Pejës]]. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për [[UÇK]]-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë.