[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 5:
Familja e Kastriotëve ([[1383]]-[[1474]]) kishte një principate të vogël ne malet midis Matit dhe [[Dibra|Dibrës]], në kufirin verior në zotërimet e Topijave. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principate në vitin [[1383]]. I biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjese në betejën ogurzezë të [[Kosovë]]s më [[1389]].
 
[[Venediku]] e pushtoi Kryeqytetin e saj, [[Kruja|Krujën]] me [[1392]]. Ne vitin [[1395]], kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimine tij në Krujë. Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës në vitin [[1402]]. Pas atij erdhi i biri [[Gjon Kastrioti|Gjoni]], i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi [[Tiranë]]n, Matin, [[Dibra|Dibrën]] dhe Mirditën, nga [[Prizreni]] në lindje, deri në [[Deti Adriatik|detin Adriatik]] në perëndim. Kala të fuqishme ishin ajo ne Kruje, Petrel, afer Tiranes, Petralbene Mat, Stefigraf në Dibrën e Epërme dhe Tornak. Nga viti [[1407]] deri më [[1430]] [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] luftoi periodikisht me [[Turqia|turqit]], u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Kur turqit, me ne krye Muratin 2, e thyen atë në vitin [[1421]], ata e ndoqën praktiken e tyre te zakonshme, duke lejuar që të mbante në kontroll të kufizuar mbi principatën e tij. Mirëpo i kërkuan të paguante harac vjetor dhe te dorëzonte kater djemtë e tij si pengje për garantimin e neshtrimin e tij të përhershëm ndaj Sulltanit. Gjithashtu [[Gjon Kastrioti|Gjonit]] i premtuan së pas vdekjes se tij ata do ta kthenin djalin e parë që të zinte vendin e sundimtarit. Më i vogli ishte Gjergji 9 vjeçar, i cili do të njihej më vonë si heroi [[Skënderbeu]].
 
Kastriotët ishin një familje feudale [[shqiptar]]e. Si dhe të shumica e bujarëve të tjerë, mbiemri i tyre është i lidhur me emrin e një vendi. Në [[Shqipëri]] ka disa fshatra me emrat [[Kastrioti (Shqipëri)|Kastriot (Peshkopi)]], Kastri (Mirditë), Kastra ([[Shkodër]] dhe [[Tropojë]]), etj. Burime të pavarura nga njeri tjetri siç janë shkrimtari shqiptar Frat Bardhi, kronisti [[raguza]]n P. Lukari, dhe një akt i gjetur në një kuvend françeskan Hungari dhe i botuar nga studiozi E. Fermenxhin, pohojnë Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë sepse qenë nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit në pjesën verilindore të Shqipërisë së sotme, i banuar krejtësisht nga shqiptarë. Në disa burime Kastriotët mbajnë edhe mbiemër të dytë, Mazarek, të cilin e gjejmë sot si emër fshati, ndër të tjera, edhe në krahinkrahinë e [[Hasi]]t.
 
Si feudalë, Kastriotët nuk kanë një origjinë të largët. Sipas një gjenealogjie fantaziste të shkruar nga fisniku shqiptar i [[Shekulli XVI|shek. XVI]] Andrea Engjëlli, gjyshi i Skënderbeut[[Skënderbeu]]t quhej Gjergj Kastrioti dhe stërgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer ([[Shekulli XIX|shek. XIX]]), përmend në veprën e tij "Historia e Perandorisë Osmane"", një princ shqiptar me emër: Gjergj Kastrioti i cili mori pjesë në betejën e Kosovës më [[1389]]. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare të cilat nuk bëjnë fare fjalë për një princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatëruarngatërruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshës, i cili. në të vërtetë ka marrë pjesë në betejën e Kosovës. Sipas njoftimeve që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.
 
Sipas të thënave të kronistit Muzakas, Pal Kastrioti kishte nën zotërimin e vet feudal vetëm dy fshatra, [[Sinja|Sinjën]] dhe Gardhin e Poshtëm, që ndodheshin në luginën e Drinit[[Drini]]t, në rrethin e Dibrës së Poshtme, sot rrethi i [[Peshkopia|Peshkopisë]]. Si duket, Pal Kastrioti ishte një feudal i vogël në shkallën e një pronari.
 
Biri i Palit., [[Gjon Kastrioti]], e filloi veprimtarinë e vet politike në fund të [[Shekulli XIV|shek. XIV]], në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi dhe çthurja e principatave shqiptare, [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] e shtriu sundimin e vet në krahinën e Dibrës, pastaj në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të [[Shekulli XV|shek. XV]] doli në viset bregdetare, duke përfshirë kështu nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Por, me sa duket, Krujën nuk e shtiu dot në dorë.
 
Pas disfatës së Ankarasë, duke përfituar nga lehtësimi i presionit turk, [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] vazhdoi t'i zgjeronte edhe më tej zotërimet e veta, të cilat tashmë ishin bërë fqinje me zotërimet më të rëndësishme feudale të Shqipërisë. Ai hyri gjithashtu në marrëdhënie me Venedikun[[Venediku]]n dhe lidhi marreveshjemarrëveshje miqësore me të. Por më [[1410]] gjendja e tij u keqësua përsëri. Këtë vit, nën kërcënimin e Musajt, një nga djemtë e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin në [[Maqedoni]] dhe pretendonte fronin turk, [[Gjon Kastrioti]] qe detyruar ti jepte peng atij një nga katër djemtë e tij. Emri i djalit nuk përmendet në letër, por ka mundesimundësi të ketë qenë më i madhi nga djemtë e [[Gjon Kastrioti|Gjonit]], Stanishi.
<!-- -->
 
Dobësimi i Turqisë gjatë luftës për fron, i dha rast [[Gjon Kastrioti]]t të shkëputet përsëri nga vartësia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrë në luftë kundër vëllajt të tij sulltan Mehmetit. Më 1411 ai u afrua me Republikën e Venedikut dhe pak më vonë me atë të Raguzës, të cilat e njohën atë për aleat dhe i dhanë qytetarinë e nderit. Por më 1415, kur ushtritë turke depërtuan në Shqipëri, [[Gjon Kastrioti]] si duket u nënshtrua, pasi më 1416 atë e gjejmë vasal të sulltan Mehmetit të I. Si vasal ai i ruajti zotërimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe më tepër. Nga një marrëveshje tregëtare-doganore që [[Gjon Kastrioti|Gjoni]] lidhi më 1420 me Republikën e Raguzës, të cilin e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemëve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shfadaje në jug të Lezhës deri në Prizren.