[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 13:
Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 grade Celsius, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj. Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.
 
Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit te qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B. Me hyrjen e Bullgarisë në BE, boza filloi të njihej dhe të përhapej dhe në BE duke u nisur nga mitet bullgare se boza zmadhon gjinjtë e femrave, një fakt që nuk është i provuar duke u nisur dhe nga përvoja e Zotit Pacara-it, i cili shton se boza njihet për shtimin e qumështit të gjirit tek gratë që kanë fëmijë në gji por nuk ka ndonjë efekt tjetër tek gratë.
 
Boza shitej në të gjithë vendin gjatë komunizmit por e humbi popullaritetin pas rënies së komunizmit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave duke u bërë pothuajse e panjohur në jug të vendit. Para futjes në tregun e Tiranës së Bozës Pacara, kishte shumë pak prodhim boze në Tiranë. Tani Boza Pacara shitet pothuajse në të gjitha ushqimoret e Tiranës.