[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Kushtetuta''' është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi apo organizate. Ligjet dhe rregulloret tjera të shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende, kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statut themeltar.
 
Kushtetuta zakonisht përkufizon shtetin ose organizatën, qartëson detyrat e shtetit dhe organet udhëheqëse të tij dhe shërben si ombrellë për ligjet e tjera të shtetit. Në shumicën e vendeve demokratike, mirëpo edhe ato autoritariane, kushtetuta përfshin edhe një kartë të të dretave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk guxojnë të shkelen nga organet e vendit ose ligjet e tjera që i nxjerr organi ligjvënës i atij vendi.
 
Kushtetuta mund të jetë e kodifikuar në një dokument të vetëm, e pakodifikuar ose e pashkruar fare. Kushtetuta më e vjetër e shkruar në një dokument është Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratuar në vitin [[1787]]. Statuti i Repubikës[[San Marino|Republikës së San Marinos]] daton prej vitit [[1600]], mirëpo nuk i përfshin të gjitha elementet e kushtetutave moderne. Kushtetuta e [[Britania e Madhe|Britanisë së Madhe]], ndërkaq, nuk është e kodifikuar në një dokument, por përfshin një sërë ligjesh të shkruara dhe rregulla kuvenduese të pashkruara. Në teori, kjo i jep mundësi parlamentit të Anglisë të ndryshojë me lehtësi kushtetutën, por tradita e ndërtuar gjatë shekujve e bën këtë hap të pamundshëm në realitet.
 
Më e vjetra [[Kushtetuta e Shqipërisë|kushtetutë në trojet shqiptare]] mund të konsiderohet Kanuni, ku prej më të njohurve janë Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kanuni i Skënderbeut. Këto kode që rregullojnë një rrafsh të gjerë të marrëdhënieve shoqërore dhe qeverisjen autonome të malësorëve shqiptarë janë pjesë e trashëgimisë indo-evropiane e më pas ilire të kombit shqiptar. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, ato u përshtatën për të siguruar vetëqeverisjen e shqiptarëve.
 
Gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët bënë përpjekjen e parë për hartimin e një kushtetute shtetërore. Dokumente të përkohshme si Kanuni i Ri shërbyen si program i Lidhjes e më pas kushtetutë e qeverisë së përkohshme. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më [[1912]], u paraqit edhe nevoja për nxjerrjen e kushtetutës së vendit. Megjithatë, u hartuan vetëm dokumente të përkohshme. [[1913]], kur Shqipëria u njoh nga fuqitë evropiane si principatë me në krye një prijës të huaj, gjashtë fuqitë e mëdha i dhuruan Shqipërisë kushtetutën e saj të parë, të quajtur Statuti Organik. Ky ligj ishte në fuqi për pak muaj gjatë [[1914]]-ës.
 
Qeverisja në vitet vijuese u bazua në një numër ligjesh dhe kushtetuta të përkohshme të pakodifikuara. [[1925]], u nxor Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, kushtetutë e plotë në një dokument të vetëm. [[1928]], u miratua Kushtetuta e Mbretërisë. Termi kushtetutë u përdor vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, me miratimin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë më 1946. Ndërkaq, në Kosovë për herë të parë më [[1968]] u ratifikua Ligja Kushtetutese e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, ndërsa më [[1974]] u adoptua një kushtetutë e re socialiste. Më [[1991]] u nxor një kushtetutë e përkohshme demokratike, ndërsa më [[1998]] u miratua me referendum Kushtetuta e sotshme e Republikës së Shqipërisë, e cilësuar si kushtetutë moderne nga ekspertët ndërkombëtarë.
 
Ndërkaq, në Kosovë për herë të parë u kalua Ligja Kushtetuese më [[1968]]. Vite më vonë, më [[1974]], u miratua Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Më 1990, u nxor Kushtetuta e Kaçanikut e Republikës së Kosovës, ligj ky që nuk arriti të zbatohet në tërësi për shkak të okupimit serb. Pas Luftës Çlirimtare u adoptua Korniza Kushtetuese, ligj i përkohshëm për vetëqeverisje, kurse më 2008, pas shpalljes së pavarësisë, hyri në fuqi Kushtetuta moderne e RepubikësRepublikës së Kosovës.
 
==Shih dhe këtë==