Mir Hosein Musavi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: eo:Mir Hosejn Musavi
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Mir_Hossein_Mousavi_in_Zanjan_by_Mardetanha.jpg|thumb|Mir Hosein Musavi, ish-kryeministër i Iranit]]
'''Mir Hosein Musavi Hameneh''' ([[1941]], persisht: میرحسین موسوی خامنه), i njohur edhe si '''Mir Hossein Mousavi''', është [[arkitektura|arkitekt]], [[piktor]] dhe [[politikan]] reformist [[Irani|iranian]], [[kryeministri]] i pestë dhe i fundit i [[Irani|Republikës Islamike të Iranit]] në vitet [[1981]]-[[1989]], si dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet [[2009]].
 
Musavi u lind më 1941 në krahinën e Azerbajxhanit[[Azerbajxhani]]t Lindor dhe u shkollua për arkitekturë. Ka kryer funksione të rëndësishme pas Revolucionit Islamik të vitit [[1979]]. Fillimisht ishte redaktor i gazetës zyrtare e më pas ministër i punëve të jashtme të Republikës Islamike.
 
Në vitin [[1981]] u zgjodh kryeministër, post ky që e mbajti deri më [[1989]], kur ndryshimet kushtetuese e hoqën pozitën e kryeministrit nga sistemi qeverisës, duke ia ngarkuar detyrën e kreut të qeverisë kryetarit të republikës. Musavi shërbeu si krye i qeverisë gjatë Luftës Irako-Iraniane dhe arriti të menagjonte ekonominë në një kohë kur sanksionet ndërkombëtare po ndikonin në varfërimit dita-ditës të Republikës Islamike. Instituimi i ekonomisë së boneve siguroi barazi në ndarjen e resurseve të ushqimit për të gjithë qytetarët e vendit. Qeverisja dhe personaliteti i tij modest kujtohet me respekt të thellë nga iranianët.
 
Paskëtej, Musavi ka shërbyer si anëtar i Këshillit për Përshtatshmëri, organ këshillues i prijësit të republikës. Po ashtu, është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor, ndonëse ka kohë që nuk merr pjesë në veprimtarinë e këtyre këshilleve. Mungesa e Musavit është interpretuar si mospajtim me vendimet e tyre.
 
[[2009]], Musavi shpalli se do të garonte në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Synimet e tij përfshinë reformimin e ekonomisë, përmirësimin e gjendjes shoqërore, pozitës së gruas dhe imazhit të Iranit në botë. Një nga pikat kyçe të planit të tij parashihnin shpërbërjen e policisë së moralit që vazhdon t'i keqtrajtojë femrat iraniane dhe zgjerimin e lirive personale dhe asaj të fjalës, sidomos me lejimin e televizioneve private në vend. Megjithë premtimet për reforma brenda Iranit, Musavi pati deklaruar se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga programi bërthamor, duke pohuar se kjo përpjekje e shtetit të tij ishte për qëllime paqësore.
 
Rezultatet zyrtare e vendosën atë të dytin, pas fituesit dhe kryetarin në detyrë, [[Mahmud Ahmedinezhad]]. Megjithatë, Musavi nuk e ka pranuar humbjen, duke e quajtur veten ngadhnjimtar dhe duke u thirrur në parregullsi të shumta zgjedhore. Përkrahës të Musavit shprehën pakënaqësinë e tyre duke demonstruar në [[Teheran]] dhe qytete tjera të Iranit, duke shënuar protestat e para të dhunshme që nga Revolucioni i vitit [[1979]].
 
Musavi flet rrjedhshëm [[Gjuha perse|persishten]], [[Gjuha turke|azerishten]], [[Gjuha angleze|anglishten]] dhe [[Gjuha arabe|arabishten]] si dhe është kryetar i Akademisë Iraniane të Arteve.
Rreshti 16:
==Referencat==
[http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/8060304.stm BBC News, "Iran's presidential candidates," 21 maj 2009]
 
[[Kategoria:Arkitektë]]
[[Kategoria:Iran]]
[[Kategoria:Lindje 1941]]
[[Kategoria:Piktorë]]
[[Kategoria:Politikanë]]
 
[[ar:مير حسين موسوي]]