[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Fshati '''Zhanicë''' shtrihet krahut të djathtë të lumit [[Limi|Lim]], i cili buron nga [[Liqeni i Plavës]] dhe e përshkon atë Ultinë, për ta lënë fshatin Pepaj në të majtë. Të dy fshatrat ndodhen në mes të [[Plavë]]s, qendër komunale (7 km), dhe Murinës, qender ofiqare zyrtare(3 - 4 km).
 
Në pjesën lindore me fshatin malazez - Velikën dhe me një varg kodrash e majesh : Sekiricën e [[Shejtani|Shejtan]] tepen. Kjo Ultinë, ku gravitojnë këto fshatra, ishte gjithnjë pjesë e pandarë e qendresës [[Gucia|Guci]], deri në vitin [[1954]]. Më pas, [[Plava]] u bë qendër komunale. Për mua, nuk është befasi kur lexoj shkrimin e udhë - përshkruesit rus, A. Boshmakov : "Gucia është zemër e [[Shqipëri]]së".
Rreshti 5:
'''Zhanica''' e ka burimin më të lashtë se Pepaj, të cilin, me emrin Rzhanicë, e hasim në Defterin e Sanxhakut të [[Shkora|Shkodrës]], që në vitin [[1485]], kur kishte 92 shtëpi, pëse beçarë, dy veja dhe tre mullinj. Sa ishte ky fshat i banueshem dhe udhëkryq, mund të bëhet krahasimi që, në atë kohë, kryeqendra Guci kishte 121 shtëpi dhe tre mullinj. Kur edhe fshati Nokshiq kishte 23 shtëpi, meqë në këtë regjister nuk figuron fshati Pepaj, atéherë mund të merret se ishte marrë si pjesë e pandarë Ultina e Sipërme e Limit, që kishte 80 shtëpi dhe dy mullinj, kjo mund të besohet se edhe në disa regjistratime të pastajme është i bashkangjitur me Murinë.
 
Për emërtim Zhanica është vështirë të përcaktohet rrënja 1. dhe formimi i këtij toponimi, edhe pse është përmendur shumë më herët, siç edhe u cek, prapëseprap nëpër rrugën historike, pas pushtimeve të vazhdueshme, ka pérjetuar edhe ndryshime si të gjitha toponimet e tjera nëpër këto vise, qoftë me emërtime të reja, termin të shkurtër, të plotësuar, të deformuar etj. Por, si pikënisje duhet marrë mendimin e këtyre pasardhérsve se quhej Nikë Fara.
Madje duke u nisur nga pozita që ka sot ky fshat, mund t'u besohet informatorëve nga kéto troje se është formuar nga vërshimi - ortekët. Kjo ka njëfarë logjike, sepse nga të tri anët rrethohet me shpatie, që vazhdojnë drejt lumit Lim.