[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 4:
Donika Muçi u lind në [[Gjirokastër]] më [[1938]]. Familja e saj u shpërngul në [[Tiranë]] në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq që babai saj, patrioti i shquar profesor Rexhep Muçi, dergjej në kampet e përqendrimit të Italisë fashiste në [[Greqi]] për veprimtari subversive kundër regjimit [[Quisling]].
 
Arsimin e mesëm e kreu në [[LiceLiceun Artistik|unLice Artistik]] në [[Tiranë]] ku u diplomua për Teori Muzikore nën drejtimin e profesor [[Ramadan Sokoli]]t. Pasi ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Gjeografisë pranë [[Universitetit të Tiranës]], u emerua në fund të viteve '50 në [[Radio Tirana]] si programatore e emisioneve muzikore ku punoi për rreth një vit përpara se të emërohej si formuluese muzike në ndermarrjen më të guximshme artistike të asokohe që ish [[Kinostudio Shqipëria e Re]], inaguaruar më [[1952]].
 
Pasi punoi për më tepër se dhejtë vite si formuluese muzike dhe regjisore montazhi e kategorisë së parë, Donika Muçi, nisi të japë provat e saj të para si regjisore e filmit dokumentar duke u bërë kështu një nga zonjat e para regjisore në [[Shqipëri]]. Karriera e saj e gjatë dhe filmografia jashtëzakonisht e dendur e kësaj zonje pioniere në lëmin e regjisë filmike në [[Shqipëri]] dëshmojnë për një veprimtari artistike të pasur dhe të larmishme.