Kongresi i Elbasanit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: "Kongresi i Elbasanit" u mbajt nga 2 deri 9 shtator 1909 qytetin e Elbasanit në godinën historike të shkollës së Kalasë, njëri nga evenimentet më të arritura të kohës në lëmi...
 
No edit summary
Rreshti 1:
"Kongresi i Elbasanit" u mbajt nga 2 deri 9 shtator 1909 qytetin e Elbasanit në godinën historike të shkollës së Kalasë, njëri nga evenimentet më të arritura të kohës në lëmin e arsimit, pas Kongresit të Manastirit, që hodhi bazat e shkrimit të shqipes dhe alfabetit të saj. Vendimet e Kongresit të Elbasanit hynë në panteonin e Nderit të Kombit që i hapi udhën mbarësisë së evenimenteve të tjera me rëndësi siç ishte Pavarësia e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
"Kongresi i Elbasanit" është kongresi i shkollave shqipe. Morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda dhe jashtë territorit shqiptar. U zhvillua jo rastësisht në Elbasan, i njohur për traditat patriotike, arsimore dhe kulturore dhe me figurat e spikatura të Rilindjes Kombëtare. Klubet "Bashkimi", "Vëllazëria" dhe shoqëria "Afërdita" të Elbasanit, u përfaqësuan nga Emin Haxhiadem Shijaku, Taq Buda, Dervish Biçaku, Qamil Haxhifejza, Simon Shuteriqi, Josif Haxhimima. Selaniku, Janina, Shkupi, u përfaqësuan nga Mit'hat Frashëri. Dibra, Manastiri, me Gjergj Qirajazi. Korça me Orhan Pojanin, Idhomene Kosturin. Misionarët amerikanë në Korçë, me Katerina Cilkan, Sevasti Qiriazin. Misionarët amerikanë në Tiranë, me Kristo Dakon. Kurse Gjirokastra me Andrea Konomin, Thoma Papapanon. Berati, me Qemal Karaosmanin, Kahreman Vrionin. Durrësi me Dom Nikollë Kaçorrin, Mihal Savon. Tirana me Refik Toptanin, Hafëz Ibrahim Dalliun. Ohri me Hamid Ohrin dhe Irfan Ohrin. Struga, me Ahmet Daklin. Starova me Selman Blloshmin. Filati me Mithat Frashërin. Përmeti me Haxhi Bajramin. Programi kulturor dhe arsimor që hartoi dhe parashikoi Kongresi i Elbasanit parashikonte së pari, njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në kulturë, në të gjithë sistemin ekzistues arsimor dhe përhapjen e mëtejshme të gjuhës shqipe; së dyti, krijimin e një shkolle të mesme në Elbasan, Shkollën Normale. Së treti, ngritjen e shkollave të tjera në gjuhën shqipe brenda vendit, krijimin e një shoqërie me qëndrim në Korçë, Shoqërinë Përparimi dhe zgjedhjen e një klubi qendror, klubit "Bashkimi" të Mansastirit".
 
 
 
[[Kategoria:Historia shqiptare]]