[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Besnik Hasi''' lindi më [[25 dhjetor]] [[1971]] në [[Gjakovë]] dhe është 1 ish-futbollist profesionist. Besnik Hasi si fëmijë mori hapat e parë drejt një kariere të sukseshme ndërkombëtare e cila fillon me angazhimin e tij në skuadren Kroate '''NK Dinamo''' ''Pancevo'' në vitin [[1990]]. Nga këtu kalon më [[1992]] në '''NK Zagreb''' dhe pas një viti kthehet në Kosovë tek '''KF Prishtina''' ku luajti gjatë sezonit [[1992]] - [[1993]]. Në skuadrën Kroate '''NK Samobor''' kaloi në sezonin [[1993]] - [[1994]] dhe nga aty më [[1995]] bën 1 kontratë me skuadren Belge '''KRC Genk''' ku qëndroi deri në vitin [[2000]]. Nga viti [[2000]] deri në verën e vitit 2005 luan për skuadren Belge RSC Anderlecht. Gjatë asaj vere erdhi kalimi tek skuadra tjetër belge SC Lokeren. Karrierën si futbollist e mbylli tek klubi belg Cercle Brugge. Momentalisht është ndihmës-trajner tek RSC Anderlecht. Hasi mund të luante në mesfushë dhe në mbrojtje dhe në lojen e tij dominonte përdorimi i këmbës së majtë.
 
Besnik Hasi po ashtu ka dhënë kontributin e tij edhe për kombëtaren. Ndeshja e tij e parë me kombëtaren ka qenë ndeshja ndaj Gjermanisë në Leverkusen në vitin 2001. Kombëtarja humbi me rezultatin 2-1 por Hasi bëri 1 ndeshje shumë të mirë. Që prej atëhere ka qenë gjithnjë pjesë e pandarë e ekipit kombëtar, duke u bërë edhe pjesëmarrës në ndeshje të paharruara si ajo e 4 Shtatorit të vitit 2004. Atë mbrëmje ishte ndeshja e parë e Kombëtares Greke pas shpalljes Kampione Evrope në Portugali. Kjo ka qenë padyshim ndeshja më e bukur e Kombëtares Shqiptare duke fituar 2-1 ndaj Kampionëve të Evropës dhe Gjakovari siç thërritej nga tifozët Besniku ishte lideri i mesfushësh shqiptare. Me kombëtaren ka luajur 28 ndeshje dhe ka shënuar një gol, gjatë ndeshjes së parë të kombëtares nën drejtimin e Otto Barić kundër Bjellorusisë në Minsk. Gjatë kësaj ndeshjeje ai luajti si qendërmbrojtës dhe mbajti për herë të parë edhe shiritin e kapitenit. Ai është edhe një nga lojtarët shqiptarë me më shumë ndeshje në kompeticionet ndërkombëtare pasi ka luajtur rregullisht në Kupat e Evropës me Anderlechtin.