Njësia administrative Milot: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 27:
 
 
Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha). Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, [[çaj mali]], luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonën tonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë. Në bimësinë e livadheve dhe kullotave mbizotërojmë graminoret dhe bishtajoret në gjendje të egër si: tërfili, grami, talla, shpatorja. Bimët endimike janë bimë që rriten vetvetiu brenda një territori të caktuar të kufizuar dhe rriten në vartësi të relievit e klimës.Kështu është për tu përmendur pylli i gështenjave në fshatin Selitë me sipërfaqe prej 75 ha.
Fauna në Komunën e Milotit është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur. Në ujrat e ëmbla te lumit Mat dhe të zallit të Urdhazës rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.