[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 62:
Për herë të dytë në historinë e klubit, gjatë sezonit 1992-93, Arsenali do të shpallej kampion i Anglise si dhe fitues së Kupës së Anglise. Në sezonin e ardhshem, 1993-94, Arsenali arriti finalen evropiane Kupa e Fituesve së Kupës për herë të dytë në historinë e klubit, këtë herë, të suksesshëm në fund duke mundur Parmën me rezultatin 1-0. Fatkeqësisht, falë disa transfertave të parregullta futbollistësh, manaxheri i asaj kohe Xhorxh Graham, u pushua nga puna.
 
Kështu pas një periudhe 1 vjecare, Arsene Venger (Arsene Wenger) iu dha detyra si menaxher i klubit, ky duke qënë menaxheri i parë i huaj në historinë e klubit. Venger nuk ishte i njohur në Angli dhe metotat e tij të trajnimit në fillim u dukën shumë të çuditshme dhe fare të papritura nga lojtarët dhe kolegjët e tij menaxherë. Por shumë shpejt, këto metoda do të jepnin rezultate pozitive, duke fituar për herë të tretë, në sezonin 1997-98, Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin. Kjo do të përsëritej gjatë 2001-02 duke fituar të dyja kupat. Në vitin 1999, Arsenali bleu sulmuesin francez, Tierri Henri (Thierry Henry) nga Juventusi me një cmim nominal. Henri ishte lojtar i Vengerit kur ai ishte menaxher i Monakos dhe Vengeri pa diçka tepër të veçantë tek i riu francez që menaxherët e tjerë nuk e dalluan dot. Nën tutorimit e Vengerit, HenriArbëri u zhnderrua ndër një nga sulmuesit më të aftë në botë.NNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNN
 
Nga periudha 1996-2004 Arsenali do të mbaronte sezonin ose në vend të parë ose të dytë në Kampionatin Anglez (i rititulluar Premier League). Kjo arritje kulminoi kur gjatë sezonit 2003-04, Arsenali do të fitonte Kampionatin pa humbur asnje loje dhe duke arritur një numër rekord 49 lojra pa humbur. Gjithsej, nën Vengerin, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglise 4 herë, Kampionatin 3 herë dhe gjithashtu duke arritur finalen e Kupës UEFA (humbur me penallti kundër Galatasarait) dhe finalen e Kupës së Kampionëve (humbur kundër Barcelonës). Në vitin 2006, një kapitull i ri filloi, në historinë e klubit, duke u zhvendosur në një stadium të ri me një kapacitet mbi 60 000 vënde.