Njësia administrative Milot: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 19:
Në territorin e Komunës është i ndryshëm; në pjesën perëndimore ëshë fushor me kuotë të ulët mbi nivelin e detit dhe në pjesën lindore është kodrinor – malor në të gjithë zonën e fshatrave të malësisë në një kuotë deri në 700 metra mbi nivelin e detit në lindje të saj.
Zona fushore përfshin Qytetin e Milotit, fshatrat Fushë Milot, Shullaz, Prozhme e lagjen Malbardhë Fushë. Zona kodrinore përfshin fshatrat Delbnisht, Shkopet e Ferrë Shkopet, lagjet Malbardhë Kodër dhe Shullaz Kodër. Zona malore përfshin fshatrat Selitë, Gërnac, Vinjollë, Gallatë, Skuraj. Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit. Në fshatin Skuraj, në vendin e quajtur Lime, lumi i Matit bashkohet me lumin e Fanit dhe në një gjatësi prej 16 km duke filluar nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përshkon territorin e Komunes. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Mat është 103 m3 në sekondë. Sasia e lëndëve inerte pezull është 2.000.000 m3 në vit. Ujrat e lumit Mat kanë mineralizim të ulët dhe një temperaturë mesatare që lëkundet nga 5,3 gradë celcius në Janar deri në 19,9 gradë celcius në gusht.
 
===Klima===