Hafiz Ibrahim Dalliu: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
Hafiz Ibrahim Dalliu, lindi në një familje fetare. Si fëmijë u edukua në frymën fetare të familjes dhe duke ndjekur këtë rrugë vendosi të studionte në Stamboll. Gjatë studimeve, Ibrahimi në frymen islame ai u aktivizua për çështjen kombëtare shqiptare.
 
Në këtë drejtim Dalliu, mendonte se funksionarët e Xhamisë dhe të gjithë besimtarët muslimanëmyslimanë kishin nevojë të menjëhershme për literaturë fetare në gjuhën shqipe, prandaj nxitonte qysh kur ishte në auditorët e shkollës që fillimisht djemve e vajzave t'u mësoonte shkrimin e leximin e shqipes dhe për këtë sapo u kthye në atdhe, mori përsipër detyrën e mësuesit në një nga shkollat e para të Tiranës (1901), me gjithë vështirësitë e shumta e pa u shkëputur nga detyra e imamit në faltoret e qytetit të lindjes.
 
Në formimin me ndjenja patriotike te Dalliu ndikoi bashkëpunimi me atdhetarë shqiptare. Në librin e tij "''Patriotizma në Tiranë''", autori ka përmendur mbi 150 burra aktivistë e veprimtarë të vendosur të kombit. Këta qenë motivet që Hafiz Dalliu u zgjodh delegat i Tiranës në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin e Elbasanit]] më 1909, ku u vendos hapja e Shkollës Normale (e para shkollë e mesme pedagogjike në gjuhën shqipe në Shqipëri) e ku Dalliu u emërua mësues i kësaj shkolle të re ku A. Xhuvani shkruan, ndër te tjera, që ''Normalja'' ka ne themelin e saj djerseën dhe kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut . Mirëpo këto bindje e qëndrime 'heretike' të njeriu të përkushtuar e çuan Hafiz Dalliun në burgje mizore deri në dënim dhe përndjekje. U desh ndërhyrja e miqve dhe e shokëve si Hasan Prishtina, Mihal Grameno etj, që e detyruan gjykatën ta nxirrte nga burgu.
Rreshti 18:
Harmonizimi i veprimtarisë së tij të larmishme dhe botëkuptimit me prirje idealiste në një linjë të unifikuar te Hafiz Ibrahim Dalliu, është në radhë të parë një dhunti që vetë Zoti i dhuron pa masë një kategorie të veçantë njerëzish, të cilët dallohen prej të tjerëve nga shpirti i tyre i madh e i pakursyer, iu dhuron atyre që bëjnë më shumë për të tjerët sesa për vetveten.
 
Me Madhnin e Tij, kë don, Allahu xh.sh. e drejton në rrugën e mbarëisë. "... Jehdi men jeshau ila siratin mustekim..." (Kurani,). EshtëËshtë thënë se bujaria i hap besimtarit muslimanmysliman rrugën e Parajsës. Edhe Hafizi i tillë ishte. Ai nuk kurseu as pasurinë, as fuqitë fizike e as intelektin e tij me atë horizont të gjerë kulturor në të mirë të Islamit, në të mirë të Shqipërisë. H. I. Dalliu ishte i bindur se pa një shtet të stabilizuar, të qetë, të pasur e të sigurtë njeriu nuk mund të ushtrojë besimin fetar. Tek ai gjejmë të ngjizura në një ekuacion faktorët e binomit FE - ATDHE si zgjidhja më e mirë dhe e garantuar, ku asnjëra nga të dy kufizat nuk qëndron dot pa tjetrën.
 
Shkrirja në një front të vetëm të përpjekjeve për përparimin dhe konsolidimin e Islamit me luftën për çështjen kombëtare, pa zvogëluar rëndësinë e njërës në kurriz të tjetrës dhe pa i dhënë njërës më shumë prioritet se tjetrës, në këta motive konsistonte sekreti i mundit plot vetmohim i Hafiz Ibrahim Dalliut, mishërim i binomit "Fe-Atdhe" që bashkëjetojnë në të njëjtën kohë e vend e asnjëra nuk e përjashton tjetrën. Shqipëria dhe Islami janë dy nocione që detyrimisht qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. I madhi Faik Konica ka thënë: "TE MOS ISHTE ISLAMI, POPULLI SHQIPTAR DO TE ISHTE SHUME ME TEPER NE NUMER POR JO SHQIPTAR". (Nënvizimet dhe kapitalet janë tonat, F.K.) Fjalë lapidare që sigurisht meritojnë të shkruhen me shkronja të mëdha.
 
==Veprimtaria letrare==
Hafiz Dalliu me shkrimet e tij u përpoq që të hapte shtigje drite në mendjet e në ndërgjegjen e bashkëatdhetarëve, në atë periudhë tranzicioni dhe tepër kritike të historisë së kombit shqiptar të mbetur pa përkrahje e pa mbrojtje, mes armiqsh të shumtë e të pangopur. Të flasësh për Hafiz Dalliun nuk është asnjëherë e tepërt, porse për të njohur më mirë këtë figurë madhore islame, këtë luftëtar trim të shqiptarizmës, këtë poet gojëmjaltë të vargut shqip, gjithsecili në mënyrën e vet do të arrijë vetëm duke njohur shkrimet e këtij mësuesi veteran. Për këtë qëllim po sjellim fare shkurt subjektet e disa prej veprave të tij fetare e letraro-patriotike:
 
1. "Libri i së Falmes", tregon rregullat kryesore të të gjitha namazeve ditore e periodike, dispozitat kuranore në lidhje me këtë shtyllë të Islamit. Aty janë përfshirë pjesët kuranore që mund të shërbejnë gjatë faljeve dhe lutjet e rastit në arabisht e të transkriptuara dhe të përkthyera në gjuhën tonë. Hafiz Dalliu i vinte rëndësi të madhe faljes (namazit), ashtu siç e ka vlerësuar Allahu xh.sh. në Kuran. Libri është shpërndarë falas; ai ka ndihmuar për shumë kohë besimtarët muslimanëmyslimanë që të falen, të kryejnë këtë detyrë, të obliguar për çdo individ.
 
2. "Dhanti e Ramazanit", përmban rregullat e agjërimit, si e kur lejohet që të mos agjërohet, kur ndërpritet agjërimi dhe si konsiderohet agjërimi i prishur etj. Autori ka parashtruar në këtë libër edhe dobitë fiziologjike, rëndësinë e edukimit moral nëpërmjet agjërimit dhe vlerën shoqërore të tij.
 
3. Ilahija "Një lutje shpirtit të madhnueshëm të Resulull-llahit", botuar shumë herët, është hymn fetar i frymëzuar për dashurinë që ka muslimanimyslimani për Profetin e tij dhe për Islamin. Ideja se feja muslimanemyslimane është shtrirë në të tërë rruzullin tokësor jepet me art nëpërmjet perifrazës së bukur: "...N'rruzull t'dheutanëembanë/ Në çdo çast thirret ezan,/ Ty Resulull-llah të thanë./ ndoresh ja Resulull-llah...". Në hapësirat e veprimtarisë letrare H.I. Dalliu ka shpalosur talentin poetik dhe shpirtin patriotik të paepur.
 
4. Te libri "Patriotizma në Tiranë", autori ka marrë në analizë zhvillimet e shoqërisë shqiptare dhe pjesëmarrjen e atdhetarëve të Tiranës në veprimtari patriotike, para e pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, e përhapur kjo lëvizje edhe në qytete të tjera të vendit. "Patriotizma..." është një vepër dokumentare e papërsëritshme e këtij dëshmitari okular, siç ishte vetë Hafizi, pjesëmarrës aktiv i vijës së parë në veprimtaritë e kohës.