[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 55:
Meqë pjesa me e madhe e besimit islam kishte pranuar gjuhën malazezë, meqë i afronte komunikimi gjuhësor, regjistroheshin malazezë. Kështu ecnin nëpër statistika, nga shqiptare në mala zezë, me pas me lindjen e termit "kombësi myslimane" u hodhën në te. Pas vitit 1991, përqafojnë kombësinë boshnjake.
 
Viti Shqip % MuslimanMysliman % Malazez % Gjithsej
1948 2176 14 ? 4 1354 82 15764
1953 2966 17 254 1 14082 81 14082
Rreshti 274:
Poeti anonim, per ta përkujtuar brez pas brezi këtë akt mizor, te tmerrshëm dhe te pamëshirshëm, thuri këto vargje:
 
:"Avro Cemi njifaqe zi,
:Ka mbledhë Plavë, ka mbledhë Guci?
:Ka mbledhë Vuthajt 200 shpi,
:Martnoviqin 60 shtpi,
:Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq,
:Që i ka n' kufi..."
 
Per te mbetur në kujtesë precizon edhe vendin e pushkatimit.
 
:" N' Qafé te Previsë kur i kanë
:I shtinë vorret per m 'j gropue.
:Djali i Memës asht mjerue,
:f janë kto vorre babë, tuj punue?
:Nukjanë vorre tuj punue,
:Janë llogore per me luftue.
:Me 'i batare jau kanë Ishue,
:Pej shtatqinve as nja s 'ka pshtueü!'
 
 
Rreshti 326:
Meqë në te kaluarën e kishin humbur besimin, paria e vendit ua dha drejtim-rrugën, para se ata ta tregojnë armiqësinë dhe përdo-rimin e forcës.
Sipas shënimeve nga terreni, parashtroj këto te dhëna per ceta dhe ka9akë. Jam i vetëdijshëm se ka edhe te tjerë, por per ta nuk kam te dhëna.
 
Ngafshati Zhanicë:
Gjekaj - Tafil Isufi, Bajram Isufi dhe Shaban Tafili; Gjekaj me mbiemrin Tahiraj: Arif Tahiri me djem- Zhujin, Mustafën dhe Xhemën. Xhemë Arifi u vra në Mokna.
Shabaj - Hasan Kurti me djemtë Smajlin, Halilin, Ukën dhe Shabanin me djalin Idrizin, Demë Shabani me djemtë Mu9ën dhe Zenelin, Celë Shabani me djalin Delinë dhe nipin Rrustemin, Sadik Halili dhe Vesel Halili;
Gjelaj: Vëllezërit Osman, Mehmet e Mujë Daka, pastaj Idriz Bajram Daka, Asllan Veseli me djalin Cenë. Me pare i kishin vrarë nga prita, Bajram, Osman dhe Mujë Daken te Gjollat e Dakë.
 
Ujkaj - Demë Hasani me te vëllain Sadrinë; Hasanlukajt: Rexhë Asllani me te vëllain Haradinin dhe me djalin Hajrudinin, Kadri Murseli me te birin Sadriun;
I pandarë me trimat e Zhanicës ishte edhe nipi i tyre, djali i Shake Ukës, i motrës se Idriz Ukës, prijës i 9etës, trimi plavian Adem Kolashinci, te cilin vasoviqasit e quanin " crni"( i ziu), i cili u vra në pritë në Lybeniq te Pejës. Nip bije i familjes Gjelaj ishte edhe trimi i njohur Ujkan Ahmeti i Nokshiqit, i cili me vajzën e vet, Rabien, e kishte §etën e vet. Gjithashtu nip bije i Shabajve ishte edhe Azem Bajraktari i Martinajve, i printe getës kaçake, pastaj e takojmë anëtar Komiteti te Kosovës në Shkodër. Çelë Neziri me djemtë Ibishin dhe Idrizin, me nipat Sylën, Ramë Ibishin dhe Mujë Idrizin, Ali Feriz Fekun me djemtë Sokolin dhe Ujkanin, Avdi Ferizin me djalin Rexhën dhe Abaz Fekun;
Line 343 ⟶ 345:
 
Gjonaj - Mark Gjoni me djalin Bacin:
 
Nikaj - Gjon Pjetri me te vëllanë Çunin etj.
 
Nga Nokshiqi:
Bu§aj: Ujkan Ahmeti, Zymer dhe Imer Maliqi, Elez Kaserni, Mustafë Isufi, Beqir Groshi me djalin Rekun, Dul Kameri, Man Dishi me djemtë Sekun dhe Celen. Ibish Asllani me djemtë Aze-min dhe Xhemajlin, Ramë Bakia, Dan Zeqi, Smajl Ibra etj.
 
Mehaj: Zek Sokoli, Hysen Salihi, Haxhë Mehi me djalin Mehin me vëllezër dhe nipat Ibishi dhe Avdyli, Bush Salihi me vëllezër: Murselin dhe Hysin, Hazir Zeneli me djalin Bajrushin dhe vëllain Nezirin e nipin Mehmetin, Bush Nuri me vëllanë Rekun, Sali Salihi, djemtë e Sali Murselit: Galo Reku, Murseli, Basha dhe Hy-seni, Smajl Ahmeti dhe Ibish Ahmeti, djemtë e Meh Ibrës; Re-xha, Hyseni dhe Qerimi;
Selimaj: Hasan Bardhi. Muj Bardhi, Sadik Selimi, djemtë e Sadik Selimit: Arifi, Jashari, Brahi dhe Lushi etj.
Line 359 ⟶ 363:
 
Rrethanat u sollen në atë mënyrë sa që forcat austro-hungareze u ndoqën me dhunë, e prej 20 shkurti 1919 filloi te sulmohet e tere krahina. Në shënjestrën e pare te sulmuesve përsëri ishin Zhanica, Pepajt dhe Nokshiqi, duke ua djegur edhe ato pak kasolle që arritën t'i ndërtojnë per t'u strehuar në një kohë shumë te shkurtër. Masa-kra e pare ishte bërë mbi trimin Halil Shabaj. Rezistenca e vullnet-tarëve që i mbronin këto vise, ishte e pamundshme per ta përballuar një ushtri te rregullt, si ishte ajo e Mbretërisë Jugosllave. Ashpërsia në vepër kishte bazen, si deklaronte gjenerali i ushtrisë Jugosllave, me 13 II 1919. "Arnautët nga krahina e Plavës dhe Gucisë, 600 veta mbroheshin nga sulmet malazeze në Polimle (Ultinë e Limit-H. Gj.)", thoshte ai. "Këto raste ua kalonin viteve 1912-1913". Gjithashtu edhe togeri malazez i raportonte komandës supreme te tij se "3000 veta u detyruan te ikin per në Shkodër...", duke mos cekur se vetëm në qendër te Plavës i lanë te vrarë 450 veta. E te mos flasim per fshatrat që ishin djegur me pare.24
 
MBRETËRIA TRE THUMBUESE
Jeta nën pushtimin e Mbretërisë Jugosllave (SKS) solli metoda torturash te reja, te ndryshme, me te përsosura, dhe që kalonin me në heshtje. Banorët kishin përjetuar me te keqen. Ata vriteshin pa gjyq, duke mos zgjedhur rast as mënyrë, deri edhe në prerjen e kokave edhe para fëmijëve dhe prindërve te tyre. Per te mësuar me mire per ngjarjet rreth konvertimit, marrim disa shembuj nga shkrimet malazeze. R.Veshoviq thotë: "...Shumica janë kryquar nga frika". Kurse N. Duciqi: "...Paria malazeze shfrytëzoi mjetet e detyrueshme per t'i kthyer në fenë pravosllave". Gjendja ka shkuar me dijeni dhe planifikimin ushtarak. Sic mësohet nga telegrami dërguar komandës Supreme te Ushtrisë Serbe (me 20 III 1913) " Malazezët po bëjnë trysni te tmerrshme në popullsi rne rastin e farmatimit. Po i detyrojnë edhe katolikët te kalojnë në fenë orto-dokse. ...Në raste te shumta, ku kishte rezistencë ndaj ndërrimit te fesë, përfundonte edhe me vrasje. Ata që i pagëzon popi me bagëm, shkonin menjëherë te përroi ose lumi dhe pastronin fytyrën dhe pjesët e tjera te lagura, duke i fërkuar edhe me rere deri në përgjakje". £edo Qullafiqi, ndër te tjerat, thekson: " Gjylet e topit per në Plavë i përngjanin një "mushtulluku" aventurash ...Tra-gjedinë me se shumti e përjetuan pleqtë, gratë dhe fëmijët, që është një bilanc tragjik i masakrave te te mbyturve dhe te plagosurve! Përve9 krimeve te cekura, përdoreshin edhe veprime te tjera me §njerëzore, si: dhunimet, masakrat e papërshkruara, kallja e shtëpi-ve, pla§kitjet në mënyra te ndryshme etj.
 
Shumica e te vrarëve kanë përfunduar nëpër përrenj dhe shena, madje edhe sot shihen gjurmët e gjakut nëpër mure te xhamisë... Te ta ngrihej me shumë ndërgjegjja dhe vetëdija kombëtare, dhe i forconte per dhunën e dytë, kurse durimet dhe përjetimet shndërro-heshin gjithnjë e me shumë në urrejtje kundër pushtuesit". Me te drejtë shkroi edhe Franjo Jukiqi: "Gucjanët dhe malësorët e tjerë te Pashallakut te Shkodrës dinë vetëm per emrin e pashait te Shko-drës, ndërsa e sundojnë vetveten".25
Meqenëse i bënin rezistencë §do dhune, pushtuesit turq e qua-nin këtë krahinë " Krahinë e mallkuar". Por, P.A. Rovinski shpre-het me termin tjetër: " Zone shijuese e dragonjve". Bukuritë e këty-re viseve e shtynë edhe udhëpërshkruesin Zuko Xhumbur te shpre-het: "...Xheneti i kësaj bote fillon në Guci". Një bukuri mahnitëse e shtyn edhe Cvijiqin te shkruajë: "...kjo krahinë bie ndër viset me te bukura te Gadishullit Ballkanik..." ,26
Patriotët e lëvizjes shqiptare në Plavë dhe Guci kishin vënë lidhje me viset e tjera shqiptare. Ky bashkim forcon lëvizjen e <jetave, ku bënin pjesë edhe shumë trirna te fshatrave te Zhanicës, Nokshiqit dhe te Pepajve e te viseve te tjera te kësaj treve. Forca e tillë e shtyri Aleksadrin per te urdhëruar: "...Nëse ben rezistencë Plava dhe Gucia, te bëhen rrafsh me flakë topash, duke mos kur-syer as gra dhe fëmijë". (Shkurt, 1919)27
Sa me te forta që bëheshin cetat, aq me tepër shtohej edhe dhuna ndaj popullatës se pafajshme shqiptare. Ka§akë dhe grupe cetash shqiptare ishin te orientuara per clirimin e trojeve etnike shqiptare, duke u mbështetur në parimet e Lidhjes Shqiptare te Pri-zrenit, pastaj asaj te Pejës dhe qëndrimeve në vazhdim 1908-1912. Fshati Velikë keqpërdorej si mollë sherri nga Cetina, meqë ishte në mesin e fshatrave shqiptare - Rugovë, Meteh, Zhanicë dhe Nokshiq, andaj vrasjet me parim kombëtar dhe fetar në mes te këtyre fqinjëve ishin shumë te shpeshta. Cetina, per t'i larguar Zha-nicën dhe Nokshiqin, ua mori një pjesë toke nga mesi i tyre, në mënyrë që Velika te lidhet edhe me lumin Lim.
 
Ndeshjet e grupeve te gjakësuara ishin te shpeshta, në ve9anti per mezhda, ku nokshiqanët e dinin si tokë te veten. Një ditë, nok-shiqanët, duke u kthyer nga Zhanica, që kishin lidhë një fejesë, te Rrasa e Mulës, ranë në pritë te grupit veÜ9an, te cilët edhe shtinë në fejarë. Në atë dyluftim mbetën te vdekur: Deli Maliqi dhe Ibish Asllani, kurse u plagosën Man Dishi dhe Avdyl Shabani.
Nga krahu velican mbetën te vdekur: Simon Knezheviqi dhe Millosav Knjezheviqi, te plagosur, Bek Millosavi dhe Millovani i Vogel, që ishte kagak i njohur në këtë anë. Pas këtij rasti Millovani i Vogel thirri në pajtim nokshiqanët, te cilët edhe u pajtuan me besën që ua dha Millovani i Vogel se " Nuk do te përdori plumb per nokshiqanë". Informatorët shpreheshin se nuk e mbajti besën. Pas këtyre ngjarjeve, Zymer Maliqi ra në pritën e organizuar nga veli§anët në Skiq.
Jeta nën mbretërinë jugosllave ishte e dhunshme. Kagakët shqi ptare shpeshtonin sulmet e herëpashershme ndaj pushtuesit. Cdo sulm, sado i butë që ishte, pushtuesit e dhjetëfishonin me dhunë de-ri në tragjedi kundër banorëve josllavë, që jetonin në brendi te këtyre viseve. Metodat per likuidimin e djemve me te njohur në këto vise i vinin në shprehje edhe ditën e tregut në Guci dhe Plavë, kur malazezia drejtonte gishtin: " Ja, ai ma bani me sy!", ose "Ai ma ka vra babën!" etj. Arresti përfundonte me vdekje. Madje, shp-esh, paraqiteshin edhe si "miq" dhe u thoshin: "Ikni se jeni në rre-zik". Me pas, ua vinin pritat dhe i vritnin.
 
Nga viti 1920-1940 në Plavë ekzistonte "Këshilli i Zi" ( përbëhej prej 14 anëtarëve). Nëkëshillat e kishin në Guci (5) dhe në Murinë. Në këtë te fundit, ishin: Vaso Zeljov, Laban, Radisav Peshov. Vuksan Gojkoviq. Leko Popoviq. Punisha Drakuloviq, Ognjen Garçeviq, Vujo Bozhov Zogoviq, Dushan Popoviq dhe Rajko Saviq. Me urdhrin ose dijen e tyre u likuiduan me shumë se 200 veta, nëpër viset e këtij rajoni. Vetëm nga këto tri fshatra u likuiduan'.
1. Vesel Bacaj (14), nxënës medreze, 2. Hasan Bacaj (në Bun te Dulit), 3. Galo Bacaj (në Llaze), 4. Mustafë Bacaj (në Pepaj), 5. Brahim Drejaj (në Pepaj), 6. Hajdar Drejaj (në Pepaj), 7. Tahir Drejaj (në Pepaj), 8. Gjon Leka ( në Bun te Dulit), 9. Niman Drejaj (në Zhanicë), 10. Kater vëllazëritë Dakaj (në Mis-Bjeshkë te Pepajve), 14. Azem Miei ( në Nokshiq), 15. Sokol Shabani (në Nokshiq), 16. Dervish Asllani (në Zhanicë), 17. Tafil Leka (në Zhanicë), 18. Shek Bu§aj (në Vra§evë), 19. Elez Bu§aj, 20. Meh-met Bucaj, 21. Sinan Ibishi (në Velikë), 22. Vesel Gima (15) ( në Murinë), 23. Idriz Drejaj (13) (në She te Pepajve), 24. Niman Bugaj (në Bun te Dulit). 25. Islam Bu§aj (në Shalë), 26. Brahim Shalunaj (në Shalë), etj.28
 
Në lidhje me plagosjen per vdekje te nxënësit Vesel Bacaj mësova se atë e "e plagosi i Xhudoviqësi". Veseli kishte hyrë pas plagosjes në shtëpinë e Milet Perit, e fjalën e pare dhe te fundit e kishte pasë thënë: "Me vranë Xhudoviqtë". Mileta e obligoi veten te hakmerret, duke i dalë dorasit përpara me shkrepje fjalësh: " Kështu vriten burrat e jo fërnija dhe e lë per se vdekuri ".
PRILLÏIVITIT1941
 
Humbja e Mbretërisë Jugosllave e theu tehun e serbo -malazezëve, te cilët rnendonin se duhet te jenë gjithnjë mbizotë-rues, rnadje edhe ishte vështirë ta pranonin humbjen si te vërtetë.
 
Megjithatë, prilli i vitit 1941 shqiptarët e këtij rajoni i zuri te përgatitur, per t'u inkuadruar në rrjedhat e kohës, që u quajt "Koha e Shqipnisë". Per këta malësorë, gëzimet e shpeshta mund te sillnin dhimbje, kurse pikëllimi shumë pak gëzime. Si te mos përgatiten banorët e krahinës se Plavës dhe Gucisë, si te mos organizohen në formacione vullnetare-civile-ushtarake, si te mos i përgjigjen kushtrimit per mbrojtjen e vatanit, kur cetnikët kishin per qëllim shfarosjen e kësaj popullate josllave, si u eek me lart per porosinë e dhënë nga Aleksandri. Per ta vërtetuar edhe me mire këtë, t'i lexojmë edhe deklaratat e §etnikëve te dhëna nëpër maje te Grebenit, Zeletinës dhe Vizitoreve, kur nga ato maje kishin para syve dhe e vëzhgonin Luginën e Plavës dhe Gucisë. Nga ato vështrime ndanin tokat dhe trojet e vendasve autoktonë, ku ëndë-rronin te vendosen kolonët pasi ta kishin nështruar krahinën e Pla vës dhe te Gucisë, dhe t'i largonin banorët josllave. Banorët e rinj i pyetnin eprorët: "Ku dhe kush duhet te vendoset? Sa hapësirë toke do te marrim? Si do te organizohet jeta pas kësaj lufte?". Tere këtë e nxjerr në sipërfaqe deklarata që i dërgoi kapiten Milikiqi kryegetnikut Pavle Gjurishiqit, në te cilën thuhej: "Duke vizituar rajonin (vijën e frontit - H. Gj.) ... hetova se te numri i madh i njerëzve paraqitej interesi i madh per mënyrën e vendosjes nëpër pasuritë e arnautëve, si u është premtuar njerëzve edhe para luftës... që do te kenë secili tokë te mjaftueshme, kur te pastrohet nga elementët e vjetra (autoktonë shqiptarë - H. Gj.). Kjo mund te jetë edhe qesharake, kur parashtrohet kjo pyetje mu tash, por është me rëndësi me te vërtetë §ështja e ndjeshme, per ne shumë me rëndësi". Dhe vazhdojnë pyetjet që i ben:
:"1. A përgatit komanda supreme §etnike një plan te tillë?
:2. A do te bëhet vendosja - kolonizimi pasi te pastrohet
rajoni?
:3. A do te vihet re në mosmarrëveshjet e fiseve, që mund te
arrijë deri te shprehja?
:4. A do te kolonizohet dhe a do t'u ndahen pasuritë nga mjeshtrit e vjetër hajnave dhe agrarëve te Jugosllavisë?
:5. A do te merren parasysh rrethanat klimatike te disa viseve (nga vijnë Kolonët - H. Gj .) dhe përparësia per jetën e popullatës sonë, e cila është rritur nëpër viset malore?
 
5. A do te merren parasysh rrethanat klimatike te disa viseve (nga vijnë Kolonët - H. Gj .) dhe përparësia per jetën e popullatës sonë, e cila është rritur nëpër viset malore?
Shumica janë te mendimit se po sa te arrihet te pasuria e mire, te vendosen, me pas ta ruajnë me pushkë në dorë per cka kanë luftuar...dëshirojmë te marrim përgjigjen".29
 
Line 441 ⟶ 452:
Pushimet per në bjeshkë Mokna: Te Gurra e Halit, Nardiella në Qafë te Moknave, Naraha,Te Gurra Lug, në Pllana dhe në Qafë te Shtitit, te Guri Kul, Te Shkalla e Madhe, Filli i Moknave, afër Bunit te Zharës.
Zhanica dhe Pepajt kishin bjeshkën e përbashkët, në pranverë Shtitin, kurse në verë Moknat. E pashë te nevojshme që vijën kufitare te Zhanicës te mos e përshkruajë sipas alfabetit, meqë humbet renditja e emërtimeve.
 
TOPONIMIA BRENDA FSHATIT
Themelet:
Line 654 ⟶ 666:
Emri Nokshiq u bë famëmadh në luftë, në kohën kur forcat e krahinës se Plavës dhe Gucisë me kushtrim gjithëkombëtar te udhëhequra nga Ali pashë Gucia, sipas parimeve te Lidhjes Shqip-tare te Prizrenit, thyen vendimet e "shtatë kralive", marr në Kon-gresin e Berlinit (1878). Me qenë se shqiptarët nuk pranuan copë-timin e trojeve te tyre etnike, atëherë nga Shtabi ushtarak, në krye me Ali pashë Gucinë, me qendër në Guci ishte hartuar plani i hollësishëm per rezistencë, i cili përmbante fazat e veta ushtarake, që nga Suqeska, nëpër fshatrat e Ultinës te Sipërme te Limit, nëpër Pepaj dhe Zhanicë, me 9'rast Nokshiqi ishte marre prita, ndër pikat me strategjike dhe me vendimtare e rrethimit te hekurt, me betimin "vdekje po - dorëzim jo". Ashtu edhe ndodhi. Me 4 dhjetor 1879, me luftë gjoks per gjoks, jo vetëm se iu thye sulmi ushtrisë se rre-gullt malazeze, te udhëhequr nga komandanti kucjan, Mark Milani, por shqiptarët dilnin fitues edhe në betejat e pastajme. Si mësohet nga vargjet:
 
:Po hip Marku në Previ
:Shikon Limin me turbi
:Çka ky Limi qi dirgjet zi
:Haj medet vojnikët e mi...
 
Nga data e prurjes te vendimeve famëkëqij e tere krahina e Plavës dhe e Gucisë dhe forcat e tjera vullnetare nga viset shqiptare, ishte në përgatitje per t'u përballuar sulmeve. sepse krahina e Plavës dhe e Guicisë ishte tregtia e pare e kusurit me toka etnike shqiptare. Fsha-trave Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq u kishte ra fati gjeografik te jen ndër postërojat e para te përleshjeve gjatë vitit 1878 - 1879 deri në përfun-dim te fitores shqiptare kah mesi i dekadës dytë te janarit 1880. Duhet besuar se lufta gjoks per gjoks sjell vdekje me te shumta, si dhe mbrojtësi i vatanit është me besnik dhe me i fortë, andaj kuptohet se forcat sulmuese, pasi ranë në pritë, përjetuan humbje me te mëdha.
Pasi që kemi në rend te bëhet fjalë vetëm per këtë fshat, prezan-tojmë emrat Nokshiqanëve, te udhëhequr nga Nuro Kurti (Mehaj) dhe Kurt Asllani (Bucaj). te cilët e dhanë jetën edhe në teh te jataganit:
 
:"Nuro Kurti e Kun Asllani
:N' mejdan Markut i kan' dalë".
 
 
Nga mëhalla Bu§aj: Kuit Asllani, Syla, Alia, Delia, Sokoli djemtë e Maliqit, Sokol Sejdiu, Brahim Shabani, Brahim Jakupi, Smajl Ibra, Groshi me djalin e vet Delin.